Rreth 100 incidente në Tiranë nga moti i keq, reagon Veliaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuaj 100 incidente janë shkaktuar në Tiranë nga moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë vendin që prej mesditës së sotme.

Në një intervistë për “Top Channel”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha:

“Kemi pasur rreth 100 incidente të regjistruara në Tiranë. Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, është ndoshta ajo më e padëmshmja, sepse është artificiale dhe plastike. Ndërkohë që pemët shekullore, ato përgjatë Bulevardit, si te kryeministria, pema e fundit që sapo ra te Presidenca, apo pemët përgjatë bulevardit rreth lumit Lana, kanë qenë ato më problematiket.

Kemi vetëm 3 raste të lënduarish momentalisht në spitalin e Traumës. Kryesisht nga tjegulla, apo parapeta të rëna nga pallatet. Ndaj edhe këshilla për gjithë qytetarët është rrini brenda, sot është një ditë pushimi.

Nuk ka asnjë arsye madhore për të qenë jashtë, në momentin që sipas sinoptikanëve vazhdojnë erërat e forta. Është një erë jashtëzakonisht e lartë. Parashikohet që deri në orën 6-7 të mëngjesit këto erëra të jenë kthyer në normalitet.

Kemi sot rreth 60 brigada në terren. Këtu përfshij brigadat e zjarrfikëseve, kemi pasur disa raste vandalizmi, djegie të koshave të plehrave.

Sapo kishim një djegie të një kamionçine në Kodër-Kamëz, në Institut Bujqësor. Kështu që me Policinë bashkiake, policinë e shtetit, zjarrfikëset, dhe të gjithë repartet e gjelbërimit, kryesisht që bëjnë krasitjen e pemëve të rëna, jemi prezent në këto 100 incidente.

Kështu që ftesa për të gjithë qytetarët për të mos rrezikuar ashtu siç patëm 3 raste minore plagosjesh është që të rrinë brenda dhe të presin që Bashkia dhe gjithë autoritetet të normalizojnë situatën deri nesër në mëngjes” – deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  Miratohet udhëzimi i ri për kanabisin, kush përfiton? Kriteret që duhen mbushur për leje

Kreu i Bashkisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjen gjer në normalizimin e motit.

Të fundit

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Motori përplaset me fugonin e mallrave, mbetet i lënduar një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes...

Qeveria propozon fshirje të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite për biznesin

Në një takim me biznesin qeveria propozoi një paketë të re të Paqes Fiskale, e cila përfshin faljen e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave,...

Lajme të tjera

Web TV