Sulmohet baza ushtarake e SHBA-ve në Kenia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lamu të Kenias ëstë sulmuar nga grupi militant i “Al Shabaab”.

Kjo bazë ushtarake që përdoret nga forcat amerikane dhe ato vendase duket se është sulmuar për më shumë se katër orë.

Ndërsa nga ushtria keniane bëhet me dije se katër nga agresorët janë vrarë dhe se është duke vazhduar përballja me militantët.

“Ata e kanë sulmuar pistën Manda në Lamu, e cila ndodhet pranë kampit ushtarak me personel të huaj nga shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kemi informata se luftimet ende janë duke vazhduar”,- ka thënë për Reuters një burim nga ushtria.

Sipas po të njëjtit burim shtohet se sulmuesit po tentojnë që të afrohen me bazën ushtarake me anë të pistës.

Përgjegjësia e këtij sulmi ndaj ushtrisë së SHBA-ve dhe asaj keniane e mori grupi i Al Shabaab: “Një grup elitë i ushtarëve të brigadës Al Mujahideen e ka nisur një sulm të guximshëm ndaj një baze ajrore amerikane”,-thuhet në deklaratën e grupit militant.

Ky sulm ka filluar që në mëngjes dhe prej katër orësh është ende duke vazhduar. Ende nuk ka raportime për të vrarë apo të lënduar nga radhët e SHBA-ve e të Kenias, ndërsa grupi militant shtoi se ka arritur të shkatërrojë shtatë aeroplanë dhe tre automjete ushtarake në këtë sulm.

Ky sulm vjen një vit pas atij vetëvrasës në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, ku mbetën të vrarë plot 21 persona./Fjala.al/

Të fundit

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Lajme të tjera

Web TV