Tritoli në Shkodër/Shkrimtari-polic që doli kundër kanabisit në Dukagjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oficeri i policisë së Shkodrës që u sulmua mbrëmë me tritol nuk është thjesht një punonjës policie. Ai është një shkrimtar i njohur. Një figurë intelektuale komplekse që rrallë gjendet në radhët e bluve.

I njohur si studiues, autor i disa librave, që në qendër kanë histori dhe figura kombëtare, Prelë Milani është një zë i rrallë anti-kanabis në vend. Ndonëse në radhët e policisë, asaj policisë që rezultoi e implikuar deri në rang ministrash, drejtorësh e deri shefa sektorësh në të gjithë vendin, ai gjithnjë doli kundër kanabizimit. Madje kundër kanabizimit të Thethit të ‘tij’.

Ai gjithnjë bëri thirrje që zona e vet, që njihet si një ndër zonat më të bukura malore të vendit, të mos e mbillte rrënjën që bën të pasur trafikantët e vret njerëzit dhe ata vetë me njëri-tjetrin.

Banesa e tij në lagjen Guerrile të Shkodrës u sulmua mbrëmë më tritol duke dhënë sinjalin e duhur që oficeri i policisë dhe intelektuali i krahinës të mos hap më zë goje kundër mbjelljes së drogës.

Sipas të dhënave policia është fokusuar konkretisht në këtë pikë ku po kërkohen shkaqe dhe autorë. Po ashtu edhe Prokuroria ka kërkuar të hetojë të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur gjatë ushtrimit të detyrës së tij shefi i postës policore të Thethit.

Milani ishte ndër të paktët oficerë policie që u ngrit mbi palët dhe rreth një vit më parë ai doli kundër gjithë politikës dhe qeverisë konkretisht për shkak të kanabizimit të zonës së tij. Ai i kërcënoi një vit më parë banorët e Dukagjinit bashkë me mbështetësit e tyre politik e jo vetëm.

Si duket afrimi i stinës së mbjelljes ka bërë që Prelë Milani të shënjestrohet nga trafikantët duke i përcjellë mesazhin e mosreagimit kundër punës së tyre me drogën.

Lexo edhe :  Iu gjet kanabis dhe një mjet prerës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Oficeri një vit më parë shkruajti: “Vitet 2017-të e 2018-të kanë qenë vitet e një luftë të fituar ndaj kanabisit në Dukagjin, Shkodër, dhe në shkallë vendi.

Ata që mendojnë se polica mund të humbë fitoret e arritura gabohet rëndë. Më Ramën e pa Ramën, me Bashën e pa Bashën, me zgjedhje e pa zgjedhje, kanabisi do vijojë të luftohet pa kompromis. Ju që e mbani gjarprin kulaç në gji u këshilloj hiqeni fluturim pasi sa te nxehet koha do t`ju kafshojnë të parët ju që iu bëtë strehë.

Ju që farën e keqe e keni hedhur në kubikë dhe e mbani të fshehur birave, do t’ua hajë dreqi para se ta mbjellni në ugar. Ju që mendoni se do rrisni dreqin në djep mos u lodhni, mos u shpenzoni se nuk do ta korrni!

Edhe po u korr ndopak, nuk do e shini as nuk do e çoni në mulli pa shkuar atje ku do hani bukë falë”. /Fjala.al/

Të fundit

Dy zemra në një sigurim! Dhurata origjinale për Shën Valentin

Për këtë Shën Valentin, Sigal sjell një ofertë të veçantë për dashurinë tuaj: Bli një paketë Teleshëndet për të...

Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trump për zhvendosjen e palestinezëve

Më herët të martën, presidenti amerikan Donald Trump në një bisedë me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, para gazetarëve, sugjeroi që palestinezët të...

“Jam mësuar me lëkundjet!”/20-vjeçarja shqiptare nuk largohet nga ishulli i Santorinit

Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej vitesh dhe punon si recepsioniste në një hotel në ishullin grek të Santorinit, i...

Rama: Pozicionimi ynë në Evropë, një realitet i ri. Shqipëria po bëhet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish në Facebook, pjesë nga rubrika “Sy më sy” ku i është përgjigjur disa komentuesve, lidhur me raportin e...

“Para fushate, premtojnë gjëra imagjinare”, Rama ironizon opozitën, flet për pensionet

Kreu i ekzekutivit Edi Rama në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se është bërë një ndryshimi i...

Lajme të tjera

Web TV