“Zjarret shkatërruese, të cilat e kanë përfshirë kryesisht pjesën lindore të Australisë, mund të vazhdojnë edhe disa muaj”, kjo ishte deklarata dëshpëruese e kryeministrit të Australisë Scott Morrison
Kryeministri Morrison njoftoi se qeveria e tij e ka themeluar një agjenci për t’i ndihmuar personat që i kanë humbur shtëpitë dhe bizneset e tyre nga zjarri.
Deri tani mësohet se së paku 24 persona kanë vdekur që nga fillimi i zjarreve në shtator të vitit të kaluar, ndërsa cilësia e ajrit në Canberra është cilësuar si më e dobëta në botë.
Ai është përballur vazhdimisht me kritika të shumta për shkak të reagimit të ngadalshëm ndaj krizës.
Kjo fundjavë solli disa ndër ditët më të rënda të krizës së zjarreve deri më tash. Qindra prona janë shkatërruar, ndërsa qielli në disa qytete mori ngjyrë të kuqe.
Gjendja u përmirësua paksa të dielën në rajonet lindore për shkak të rënies së temperaturave dhe shpejtësisë së erës. Në disa pjesë kishte edhe reshje të dobëta shiu. Megjithatë, autoritetet paralajmëruan se rreziku nga zjarret është ende larg fundit, shkruan “BBC”/Flaja.al