A e dini se kafja mund të prodhohet edhe në kushtet laboratorike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kompani e re amerikane ka ndryshuar mënyrën e konceptimit të kafesë tradicionale duke prodhuar imitacionin e kafesë me të njëjtën aromë – por që nuk kërkon kohën, shpenzimet dhe nuk ka ndikimin tek mjedisi si kafeja me kokra.

Në mars të vitit të kaluar, kompania Atomo Coffee grumbulloi 25,000 dollarë përmes një fushate online. Më pak se gjashtë muaj më pas, një firmë nga Hong Kongu investoi 2.6 milion dollarë tek kjo kompani e cila shpreson të ketë produktin e saj në treg në fillim e këtij viti.

Kompania Atomo Coffee me seli në Seattle është krijuar nga dy shokë; njëri prej tyre shkencëtar ushqimi, thotë se filloi të mos i pëlqente ndryshimi i shijes së kafesë.

“Kështu vendosa ta studioja këtë problem dhe të shihja nëse mund të krijoja kafe nga atomi, pra ta ndërtoja kafenë në mënyrë molekulare, që të ishte vazhdimisht e shkëlqyeshme”, thotë Jarret Stopforth.

Ideja për të analizuar se nga çfarë përbëhet kafeja, në mënyrë që të mund ta rikrijonin, lindi në garazhin e tij. Në fillim, shoku i tij Andy Kleitsch ishte skeptik.

“Kur Jarret më foli për idenë e tij për të krijuar kafe pa kokra, mendova: ‘A është e mundur një gjë e tillë? Pse duhet dhe si do ta realizosh?” Dhe kështu ne në fakt shkuam në garazhin e tij dhe filluam të formulojmë një filxhan kafeje, në mes të dimrit në Seattle”, thotë partneri Andy Kleitsch.

“Studiuam dhe hartuam të gjithë komponentët, duke i parë si në aspektin e aromës edhe atë të përbërjes së lëngut dhe më pas krijuam modelin e përjashtimit duke hequr të gjithë komponentët dhe më pas duke i kthyer ata derisa krijuam kafenë ideale”, shpjegon Jarret.

Lexo edhe :  Kaloi dy ditë duke kërkuar pronarin, qeni në Kiev bën xhiron e rrjetit

Duke provuar lloje të ndryshme kafeje, Victoria Exton bën zgjedhjen e saj.

“Më pëlqen ajo me pikë portokalli. Më duket më e plotë. Është më e këndshme”.

“Lloji që zgjodhe është në fakt Atomo”, thotë drejtori ekzekutiv Andy Kleitsch.

“Është shumë mbresëlënëse që në fakt është prodhuar nga kafe pa kokra”, thotë Matt Rhinehart.

Por a është imitacioni i kafesë në fakt kafe?

“Ne e bëjmë kafenë ekzaktësisht siç prodhohet nga kokra e kafesë. Ne thjesht nuk përdorim kokrat e kafesë”, thotë Jarret Stopforth.

Një nga pikat e forta të kompanisë Atomo është se kafeja e prodhuar në laborator ka një ndikim shumë të vogël tek mjedisi.

Vitin e kaluar, kreu i autoritetit të tregtisë së kafesë amerikane tha se çmimet e ulëta të kafesë mund të bëjnë presion mbi fermerët të fillojnë shpyllëzimin e pyjeve tropikale për të mbijetuar, transmeton voa.

Kafeja rritet në zonat e ekosistemeve tropikale, të cilat luajnë një rol kryesor në thithjen e dioksidit të karbonit nga atmosfera.

Të fundit

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami thirrje publike Kurtit dhe Osmanit

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një letër publike 10 ditë më...

Lajme të tjera

Web TV