Gjykata ka lënë të lirë dy personat e akuzuar për vrasjen e 35-vjeçarit i cili humbi jetën në vendin e punës.
Elvis Josfi humbi jetën tragjikisht ndërsa ishte duke punuar. Në momentin që punëtorët po hidhnin betonin për ndërtimin e godinës, presa e betonierës u këput dhe i ra të riut duke e lënë të vdekur në vend.
Policia njoftoi më datën 4 janar arrestimin e të akuzuarve, përgjegjësit teknik dhe manovratorit të firmës së ndërtimit. Ata u akuzuan me veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjen në punë”.
Mësohet se ditën e sotme Gjykata Korçës i la të lirë të akuzuarit dhe Prokuroria ka kërkuar për shtetasit Flamur Palla dhe Aurel Zyma masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, kërkesë që është pranuar nga gjykata./Fjala.al