Nis takimi Kurti-Mustafa, pritet formimi i qeverisë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Mësohet se takimi ka filluar në orën 15:00, por nuk dihet vendi i takimit. Gjatë herëve të tjera zakonisht dy liderët janë takuar në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kanë qenë anëtarët e LDK-së që kane bërë të ditur se Mustafa dhe Kurti po zhvillojnë një takim së bashku.

Ky është takimi i parë i krerëve të partive pas zhvillimeve në seancën konstituive të 26 dhjetorit prej ku nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca u zgjodh në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Fjala.al