Pas 5 muajsh në Turqi, portieri i Kombëtares kërkohet në Gjermani e Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gentian Selmani është duke kaluar një moment shumë të mirë në kampionatin turk.

Selmani ka luajtur për plot katër sezoni me klubin e Laçit në Superiore dhe vetëm në merkaton e verës së kaluar 21-vjeçari u transferua te klubi Menemen Spor në Ligën e Dytë turke.

Portieri shqiptar ka treguar një performancë shumë të mirë në klubin turk, me të cilin ka luajtur 17 ndeshje si titullar.

Këta pesë muaj në kampionatin turk kanë bërë që emri i shqiptarit të përflitet goxha në merkaton e dimrit, madje nga mediet vendase behët me dije se skuadra nga Gjermania e Italia janë të interesuara për të.

Kjo është konfirmuar nga vetë trajneri i Menemen Spor, Cenk Lalec, i cili ka thënë se pavarësisht ofertave Selmani do të qëndrojë me klubin turk deri në fund të sezonit.

“Klubi ka oferta nga Gjermania dhe Italia për Selmanin. Megjithatë, kemi vendosur që portieri të mos lëvizë”,-deklaroi tekniku./Fjala.al/

Të fundit

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News,...

Lajme të tjera

Web TV