Të dehur e pa patenta, policia ndalohen 11 shoferë në rrugët e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kontrolleve që Policia Rrugore ka bërë në të gjitha rrugët e kryeqytetit, ka ndaluar 11 persona.

Sipas policisë nga 11 personat e ndaluar, 5 ishin në gjendje të dehur dhe 6-të tjerët të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Vetëm përgjatë 48 orëve të fundit, nga kontrollet parandaluese në segmentet më të ekspozuara ndaj ngjarjeve rrugore, janë kapur në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, nga përdorimi i aparateve të matjes së shpejtësisë në rrugët urbane dhe ato interurbane janë konstatuar dhe pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Krahas kontrolleve me pajisjet speciale, edhe shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të Tiranës po monitorojnë dhe verifikojnë të gjitha shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore dhe si rezultat janë dokumentuar dhe proceduar 78 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimin e tyre, 126 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe janë vendosur 1150 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimi i plotë i policisë./Fjala.al

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

Zyrtare/ Leverkusen shkarkon trajnerin Erik ten Hag pas vetëm tre javësh

Erik Ten Hag zyrtarisht nuk është trajner i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman e ka shkarkuar pas vetëm dy javësh në kampionat. Bajer Leverkusen ka ndarë...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Lajme të tjera

Web TV