Atentatorët e pritën Kastriot Reçin të ndahet me të vëllanë!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Nga /Fjala.al/

 Policia, familja dhe stafi i lokalit “Mirdita” që gjendet në qendër të Rrëshenit dhe ka qenë në pronësi të Kastriot Reçit, kanë dhënë pak detaje ditën e sotme në lidhje me ekzekutimin e tij. Ngjarja që tronditi vendin është kryer në momentin kur Kastrioti është ndarë nga vëllai i tij.

Mësohet se ata kanë shkuar deri në afërsi të lokalit bashkë në të njëjtin mjet që e ngiste vetë Kastrioti. Para lokalit vëllai ka zbritur ndërsa Kastrioti ka shkuar të parkojë mjetin. Në momentin që është kthyer dhe po tentonte të hynte në lokal është qëlluar me snajper nga një distancë prej afër 150 metërsh.

Dyshohet se autorët e kanë ruajtur deri në momentin që janë ndarë me njëri-tjetrin, ç`ka do të thotë se ata nuk kanë dashur të vrasin askënd tjetër. Të dhënat tregojnë se prej disa kohësh Kastrioti është ruajtur pasi si duket ka qenë në dijeni të ndonjë hakmarrjeje apo të ndonjë konflikti që mund të ketë patur ndërkohë.

Shoqërimet

Janë dhjetëra personat të shoqëruar në polici si dëshmitarë në lidhje me ekzekutimin me snajper të Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në orën 11:05 minuta të ditës së djeshme. Kur gati janë bërë 24 orë nga atentati, policia nuk ka asnjë njeri të dyshuar në lidhje me këtë krim të rëndë.

Nga hetimet janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me vrasjen.

Mësohet se Kastriot Reçi nuk ka qenë vetëm kur është qëlluar. Ai ka qenë së bashku me vëllanë e tij dhe sapo kishin parkuar makinën.

Reçi është qëlluar në momentin kur do të futej në lokalin e tij ‘Mirdita’ në mes të Rrëshenit. Vëllai i Reçit kishte hyrë në lokal vetëm pak momente para se të ndodhte ekzekutimi. Sipas policisë, Reçi është qëlluar nga një distancë prej 150 metrash.

Të fundit

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Lajme të tjera

Web TV