“Iku si hajdut”, Presidenti i Bylisit shpërthen ndaj Kërçikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj, e ka kritikuar ashpër kalimin e ish lojtarit të Tiranës, Dorian Kërçikut te Partizani.

Kapllanaj e ka quajtur Kërçikun frikacak dhe ka thënë se iku si hajdut nga Ballshi, pasi deri ditën e djeshme ishte folur për arritjen e dakordsisë midis Bylisit dhe Lojtarit.

Presidenti i klubit të Ballshit ka thënë se Kërçiku i ka shkruar një mesazh dhe i ka kërkuar falje, pasi sipas tij nuk ka pasur guxim t’i dalë përpara.

“Mbrëmë vonë më dërgoi një mesazh dhe më pas fiku telefonin. Kishim rënë dakord për gjithçka dhe kontrata ishte thjesht një formalitet. Mirëpo, ajo që na bëri ishte një pabesi. Iku si hajdut dhe kur mësova që shkoi te Partizani, telefonova menjëherë presidentin Demi.

Kemi miqësi me të dhe as ai nuk ishte në dijeni, por pasi foli me drejtuesit e tjerë të klubit, u konfirmua. Megjithatë, më mirë që ndodhi kështu. Ai ka për t’ia bërë edhe Partizanit këtë. Një klub i madh si Partizani nuk i ka hije të mbaj një skuth”, -është shprehur Kapllanaj./Fjala.al/

Të fundit

Argita në krye të PD-së? Kokalari nuk përmbahet: Nuk është pronë e familjes tënde

Evi Kokalari i ka dhënë një përgjigje ambicieve të Argita Malltezit për të qenë në krye të Rithemelimit, si...

‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Era e fortë rrëzon skelat në pallat, dëmtohen disa makina

Kosova është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk ka munguar era e fortë, stuhitë e shiut dhe të breshërit. Për shkak...

VIDEO/ Rumani, dy deputetët përleshen fizikisht teksa dalin nga Parlamenti

Dy deputetë rumunë u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin ditën e sotme teksa kanë dalë nga salla e Parlamentit. Në një video që qarkullon në rrjet...

Stefania Craxi dhe Argita Berisha: Dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

Nga Ylli Pata Argita Berisha deklaroi mbrëmë se është gati të marrë poste të rëndësishme në opozitën shqiptare. Një deklaratë e pritshme pas angazhimit të...

Për kë votuan vjet ata që janë pro dhe kundër Dumanit

Nga Eduard Zaloshnja  Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani kërkoi që pas mbarimit të...

Lajme të tjera

Web TV