Kurti e Mustafa pranë marrëveshjes, pritet firmosja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit. Kjo marrëveshje, mund të nënshkruhet nesër.

Përparimi në bisedimet disamuajshe mes partisë që i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që doli e dyta ka ndodhur në takimin e pasdites së të mërkurës, ndërmjet kreut të VV-së, Albin Kurti, dhe udhëheqësit të LDK-së, Isa Mustafa.

Dy partitë janë deklaruar pas takimit të sotëm, që zgjati rreth tri orë, duke bërë të ditur publikisht se ka pasur “përafrim” mes tyre.

Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim”, ka thënë Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate.

Para VV-së, është deklaruar edhe LDK-ja. “Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Bisedimet mes dy partive kishin ngecur prej javësh, teksa LDK-ja këmbëngulte që ta merrte postin e presidentit, me ç’gjë nuk pajtohej Vetëvendosja.

Të fundit

Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Ambasadorët e akredituar në Kosovë u rikthyen në Kuvend me shpresën se do të bëheshin dëshmitarë të konstituimit të...

Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo...

SPAK, kontrolle të befasishme për kapjen e dy personave

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një operacion blic për arrestimin e...

Trump: Ajo që thotë Macron për Palestinën nuk ka rëndësi

"Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi, nuk ka peshë". Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar vendimin e presidentit francez për...

PSG nis merkaton, 3 ndërhyrje big për të fituar sërish Champions-in

Edhe pse ka një super ekip të mirë organizuar, pavarësisht humbjes 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube, Luis Enrique ka kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV