Harun Çelik u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit së bashku me mikun e tij. Ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Selami Simsek, i njohur si mbështetës i lëvizjes Fetullah Gulen, sipas BallkanWeb është shprehur për autoritetet shqiptare se për tu larguar nga vendi i tij mori ndihmën e një shtetasi turk ndërsa vizën kanadeze e kishin siguruar në Prishtinë.
“Kam folur me të turqisht, më kërkoi para për të më pajisur me një vizë, ndërsa pagesën e kam kryer përmes bankës, llogarinë e së cilës nuk e mbaj mend. Paratë u derdhën nga një kushëri i imi në bankë, i cili nuk e dinte se përse po i depozitonte ato para.
Personit me emrin Kursak, i dërgova një foto në whatsapp dhe më pas ai më kërkoi të udhëtoja në Kosovë, atje do të siguroja edhe vizën. Kur mbërrita në Kosovë, u ndalova në Prishtinë, qëndrova në një banesë pranë stacionit të autobusëve së bashku me Harun Çelik. Në këtë banesë erdhi një shtetas rreth 30 vjeç e më mori pasaportën, ku vendosi vizën kanadeze. Më pas prenotova biletat Rinas – Vjene ( tranzit ) dhe Toronto.” është shprehur Simsek.
Sipas të dhënave hetimore, Celik rezulton se së bashku me mikun e tij kanë hyrë në Shqipëri më 8 gusht nga pika kufitare e Morinës, pas kësaj kanë udhëtuar drejt Rinasit e nga andej do të shkonin në Kanada me viza të falsifikuara.
Duke qenë se Ankaraja nuk i pajis me dokumente si pasaporta dhe karta indetiteti shtetasit që konsiderohen pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen, organizatë që në Turqi konsiderohet terroristë nga Presidenti./Fjala.al