Reali e Barça rendin pas parave të Sheikëve, TV iu bëjnë gjëmën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi dhe Barcelona janë vënë para kritikave pasi kanë pranuar të marrin një shumë prej 102 milionë paund nga një vend ku ka shkelje të theksuar të të drejtave të njeriut.

Të dy klubet , ndoshta më të mëdhenjtë në futbollin botëror,  ndodhen në Lindjen e Mesme këtë javë për të marrë pjesë në Superkupën e Spanjës, së bashku me Valencian dhe Atletico Madrid.

Armiqësitë e vendeve të tjera ndaj Arabisë Saudite ka bërë që disa vetulla të ngrysen ndaj vendimit të klubeve spanjolle dhe Amnesty International pretendon se këto skuadra kanë mbyllur një sy ndaj ‘”rekordit të urryer të të drejtave të njeriut” në këtë vend.

Diskutimet për paratë në botën e futbollit dhe fakti se Arabia Saudite do të paguajë 102 milionë paund për nderin e pritjes së skuadrave gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës në Jeddah duket se do jetë tema më e diskutuar e ditëve në vijim.

Këto para do të merren nga skuadrat spanjolle gjatë tre viteve, pasi marrëveshja është e tillë që çdo vit të jepen 34 milion paund dhe nëse këto dy klube do të arrijnë në finalen e së djelës do të marrin nga 8.5 milionë secila.

Me biletat që janë shitur në normë shumë të ngadaltë, me më pak se 9% e tifozëve të klubit duket se kjo shifër që do u jepet klubeve spanjolle është relativisht shumë e lartë.

Mediet spanjolle po ashtu kanë shkruar shumë për këto ndeshje duke raportuar se me një numër jo më shumë se 1075 bileta të shitura, nga të cilët kryesisht tifozë të Lindjes së Mesme “askush nuk dëshiron të shkojë”.

Lexo edhe :  “Asist” tjetër për Jasharin, Igli Tare projekton shitjen e mesfushorit të Milanit

Të katërt klubet ndodhen tashmë në Arabinë Saudite dhe të gatshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale që do të luhet sot midis Real Madridit dhe Valencias.

Transmetuesi publik spanjoll TVE ka vendosur të mos transmetojë ndeshjet si në shenjë proteste ndaj turneut që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të dyja skuadrat më të mëdha spanjolle, Reali dhe Barça kanë heshtur në pyetjen lidhur me pjesëmarrjen e tyre në turne. E vetmja që ka reaguar ka qenë Valencia, megjithëse ata morën në konsideratë sasinë e parave që iu dha nga televizioni krahasuar me dy të mëdhenjtë.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas gjithashtu ka qenë i drejtë në kritikën e tij, duke paralajmëruar se vendi në fjalë ka qenë ‘piraterik’ i futbollit spanjoll për një kohë të gjatë.

Ai argumenton se televizioni saudit beoutQ ka vjedhur në mënyrë sistematike ndeshjet evropiane të futbollit për më shumë se dy vjet, duke ritransmetuar mbulimin e SPORTS të miliona shikuesve në të gjithë vendin.

Tebas ka dënuar vendimin për të transferuar Superkupën e Sapnjës në Lindjen e Mesme dhe tha se kjo gjë minon të drejtat e La Ligës me BEIN SPORTS.

“Unë nuk mendoj se është momenti më i mirë për të luajtur në Arabinë Saudite. Ai është një vend që na ka piratuar, duke piratuar futbollin evropian. Ishte oferta më e mirë [për Super Kupën] sepse do të paguhet me para të marra nga futbolli Evropian.”-është shprehur Presidenti i La Ligës, raporton Dayli Mail./Fjala.al/ Përshtati në shqip: Katerina Tafa/

Të fundit

Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje...

Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

E poshtëruar nga sulmi i Hamasit që shkatërroi Izraelin 22 muaj më parë, agjencia e inteligjencës ushtarake të Mosad po i nënshtrohet një rivlerësimi...

Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida serioze për shkak të rregullave...

Përmbytjet godasin SHBA/ Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhi të fuqishme goditën Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të enjten, duke shkaktuar kaos në të gjithë rajonin. Në Nju Jork dhe Nju Xhersi,...

Gjermania i shpall luftë Rusisë dhe nis Fronti Lindor

1 gusht 1914 - Lufta e Parë Botërore Përgatiti: Leonard Veizi Në korrik 1914, pas vrasjes së arqidukës Franz Ferdinand të Austro-Hungarisë në Sarajevë, ngjarjet u...

Lajme të tjera

Web TV