Sa shanse kemi të sulmohemi nga Irani? Pandeli Majko jep përgjigje

Strehimi i më shumë se 3000 muxhahedinëve në Shqipëri ka bërë që udhëheqësi suprem i Iranit,  Ali Khamenei të kërcënojë hapur Shqipërinë në prag të acarimeve SHBA-Iran. Lidhur me këtë temë ka folur edhe ish-kryemnisitri Pandeli Majko.

Sipas tij një sulm i mundshëm nga Irani është i vogël pasi kalimi nga Lindja e Mesme në Europë do të sillte shumë probleme për Iranin.

“Kalimi nga Lindja e Mesme në Europë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër mendohet e tjetër bëhet”, u shpreh Majko.

Sa i përket situatës Iran-SHBA, Pandeli Majko deklaroi se kjo do të jetë një histori konflikti e gjatë.

“Ajo që po ndodh tani duket si përplasje, por do jetë histori konflikti tepër e gjatë. Teherani është një rajonal që prodhon impakt shumë negativ”, -tha ai./Fjala.al