Sulmi iranian/ Shqiptarë në bazën e SHBA? Flet Ministria e Mbrojtjes

Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane në Irak ka ngritur alarmin tek shumë vende, sidomos ato të NATO-s.

Në bazën që u sulmua, ishin të vendosura trupa amerikane, italiane, franceze dhe gjermane.

Por, a kishte trupa shqiptare në këto dy baza?

Përmes një reagimi Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë efektiv ushtarak me kombësi shqiptarë në Irak nga Forca e Armatosura.

Sulmi i Iranit erdhi disa orë pas varrosjes së gjeneralit Kasem Soleimani i cili u vra disa ditë më parë na një sulm me dron me urdhër të Presidentit Trump./Fjala.al/