Tensionet mes SHBA dhe Iranit rriten, por ky shtet ofrohet për t’i pajtuar

Tensionet mes SHBA e Iranit arrijnë majat, ky shtet ofrohet për t’i pajtuar

E gjithë bota dhe mediat ndërkombëtare i kanë sytë nga tensionet gjithmonë në rritje mes SHBA-ve dhe Iranit. Kur një pjesë e mirë e shteteve kanë dalë në mbështetje të njërës palë apo tjetrës, ka dhe nga ato vende që mendojnë se si t’i pajtojnë.  Rolin e negociatorit mes SHBA dhe Iranit e ka marrë Zvicra.

“Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer së fundmi mesazhe përmes kanalit diplomatik zviceran”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Deri tani nuk dihet me siguri se cili vend ka aktivizuar i pari mesazhet, por thotë se kanali diplomatik është në proces.

“Zvicra është thellësisht e shqetësuar për tensionet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe ciklin e fundit të përplasjeve të dhunshme në Irak. Ne kërkojmë nga të gjitha palët të ushtrojnë moderim maksimal dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm.

Zvicra është e gatshme të mbështesë nismat e bashkësisë ndërkombëtare që synojnë zvogëlimin e popullsisë në rajon. Kanali i komunikimit diplomatik midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të siguruar nga Zvicra vazhdon të funksionojë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Sipas autoriteteve zvicerane, ky kanal diplomatik është gjithmonë në dispozicion dhe përdoret rregullisht për çështje konsullore, dhe u përdor gjerësisht gjatë shkëmbimit të të burgosurve të ISIS në fund të vitit të kaluar./ Fjala.al