Transporti në komunizëm, ja me çfarë makinash udhëtonin shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Në tregun lindor, aty ku Kampi Socialist kishte vënë sinorët e tij, gjithçka mund ta merrje me klering. Domethënë, mall me mall. Pra nuk kishe nevoja të paguaje me para në dorë, ashtu siç ndodhte në perëndim, veprimtari e cila cilësohej si: cash.

Nëse eksportoje qepë, domate, speca apo presh, mund të merrje lehtësisht makina. Në praktikën e përditshme, shoferët e viteve kur në Shqipëri ngrihej socializmi “me forcat tona”, thoshin se makinat lindore shpenzonin shumë më tepër karburant se ato perëndimore. Por duket se kjo nuk kishte vlerë përderisa nafta vendase i mbulonte pa problem nevojat e qarkullimit të mjeteve shtetërore, që nuk ishin aq të shumta sa t’i mbaronin rezervat e vendi të mbetej thatë.

Formula ishte e njohur për vendet që ishin pjesë e KNER-it (Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke). Shqipëria gjithashtu kishte qenë pjesë e organizmave të Lindjes dhe mund të merrte makina të prodhimit lindor, duke i shkëmbyer me produkte bujqësore apo produkte të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Për pasojë, në rrugët e Shqipërisë dhe të qyteteve shqiptare lëviznin me shumicë makina të prodhimit, rus, polak, çek, rumun.

Makinat më të njohura ishin: Zis, Gaz, Skoda, Tatra, Nysa, Zuk, Varshava, Ifa, etj.

Shumë më të rralla ishim në qarkullim makinat e prodhimit perëndimor.

Për anëtarët e Byrosë Politike u porosit një seri Benc Mercedes 280 SEL, që për të thënë të vërtetën shkëlqenin në rrugët e Tiranës. Ndërsa për parkun e delegacioneve ishte në dispozicion një seri me autovetura Volvo. Po shkëlqim i dhënë rrugëve të ngushta të Shqipërisë dhe seria prej 8 copësh e autoveturave Mercedez Benz “G-ClassW463” të cilat u vunë në dispozicion të Radio Televizionit Shqiptar.

Për drejtorë të veçantë kishte Fiat 131, si dhe ndonjë Alfa Romeo të prodhimit italian.

Herë pas here, dikasteret e rëndësishme furnizoheshin edhe me Peugeot të prodhimit francez.

Lexo edhe :  SHBA mesazh tjetër për politikën: Vetëm me ata që punojnë

Në parkun e makinave të mëdha, kamion, kishte disa Volvo dhe Scania të prodhimit suedez, të cilat punonin për llogari të TIR (Transporti Internacional Rrugor).

Por automjete Volvo për transport të mjeteve të blinduara kishte edhe ushtria. Ç’është e vërteta në ushtri kishte me shimicë makina transporti të trupave ZIS, nga ato të transportit të rëndë Ziz-a me tre diferencialë, ndërsa për kuadrot e brigadave ishin në dispozicion Gaz 69 të prodhimit rus, si dhe ato që njiheshin si BÇ, e që ishin autovetura 4×4 të prodhimit kinez “Beijing BJ-212”.

Për disa vite në rrugët e Tiranës qarkulluan dhe disa autobusë urbanë tip Fiat Viberti, prodhim Italian, të cilat erdhën si reparacione të Luftës së Dytë Botërore. Më pas ato u zëvendësuan me autobusët fizarmonikë Shkodra, një imitim i motorit Skoda. Për shkak të njerëzve të shumtë që hipnin në to, sidomos në oraret e pikut kur ndërroheshin turnet në uzinat e mëdha të vendit, doli dhe shprehja satirike me sens reaksionar: “u ngjeshëm si sardelet”

Vitet e fundit, përpara se socializmi shqiptar ta mbyllte tiparin e tij në Shqipëri, u futen edhe autobuze urbanë të prodhimit francez tip Saviem si dhe disa të prodhimit gjermano-perëndimor Benz Mercedes dhe Man.

Pjesa tjetër që përbënte më shumë se 90 për qind të mjeteve të transportit ishin makina të prodhimit lindor. Ato që haseshin më shpesh në transport ishin kamionët “Liaz” një filial i Skoda-s çeke.

Por në ndërtimin e hidrocentraleve ndihmesë të madhe dhanë makinat me një kapacitet mbi 40 ton Centaur të prodhimit anglez, Perlin 20 tonësh dhe Saurela 10 tonësh.

Ndërsa në transportin hekurudhor, kampion i tërheqjes së vagonëve të punës dhe të udhëtarëve ishte lokomotiva T669 e prodhimit çek.

Më poshtë po publikojmë fotot e automjeteve që kanë qarkulluar në Shqipërinë e viteve 1945-1990:

Leonard Veizi/Fjala.al/

 

Të fundit

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV