“Vendi është në një krizë të thellë politike”, Basha i përgjigjet Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu I PD-së ka dhënë një deklaratë për mediat para takimit në selinë blu. Në fjalimin e tij ai i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili nga Vjena tha se kriza politike në Shqipëri është artificiale.

Basha tha se vendi është në krizë të thellë politike, ndërsa përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, kreu i opozitës u shpreh se çdo sistem që do të zgjidhet do të dështojë, nëse nuk garantohet dalja e politikës nga krimi.

Basha theksoi se PD është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Ne emër te Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar kam qenë dhe mbetem i hapur për të diskutuar, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, bashkë me qytetarët shqiptarë, sistemin zgjedhor që duhet të aplikohet në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.

Nisur nga praktika e keqe e 7 viteve te fundit, unë besoj se cilido sistem zgjedhor do të dështonte të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe llogaridhënies nëse nuk sigurojmë dot shkëputjen e politikës nga krimi, blerjen e votave me paratë e pista, dhe ndëshkimin nga drejtësia e pavarur të krimeve elektorale.

Pa garantuar këto standarte minimale, fshehja pas alibisë që “fajin e ka sistemi”, është thjesht një shtojcë në propagandën e Ramës, që ne jemi te gjithë njësoj dhe qe faji është gjithmonë diku tjetër, kur në fakt është ai që kandidoi persona me rekorde kriminale dhe u kap në përgjime duke blere votat me krimin.

Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe jo Ramën. Vendi është në një krizë të thellë politike. Këtë shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre. Këtë shqiptarët e ndjejnë në mungesën e theksuar të shtetit. Sot janë braktisur mijëra familje. Pushteti i tij personal e ka zhytur vendin në një krize legjitimiteti. Axhenda ime është ekonomia, dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Në funksion të kësaj jemi gati të hedhim çdo hap”, tha Basha.

Lexo edhe :  Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Sa i përket konfliktit SHBA-Iran, kryetari i Partisë Demokratike tha se si ministër i Jashtëm ishte krenar që e rreshtoi Shqipërinë krah NATO-s dhe SHBA-ve.
“Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministër i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërinë krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë”, përfundoi Basha.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV