
Irani sulmoi gjatë natës të së mërkurës 2 baza ushtarake amerikane në Irak si shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes nga SHBA të gjeneralit të saj, Sulejmani.
13 raketat balistike u lëshuan në drejtim të bazës amerikane duke lënë pas 80 persona të vdekur. Pas sulmit dolën edhe videot e para të cilat tregojnë goditjen iraniane ndaj bazës amerikane.
Sulmin e konfirmoi edhe vetë Pentagoni. Pas sulmit reagoi edhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ai tha se sot në mëngjes do mbajë një konferencë për shtyp dhe i kujtoi kundërshtarëve të tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në botë./Fjala.al/