Divorcet dhe fëmijët, një fushëbetejë “e dhunshme” mes ish-bashkëshortësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Denisa Daka*

Në zyrat e përmbarimit, në fundjavë kryesisht, gjen kudo në oborr, zyra a korridore, nëna me fëmijë a baballarë, të cilët presin të gjithë bashkë, ditën a orën e takimit me fëmijët, plot tension e pasiguri.

Pas zgjidhjes së martesës, takimet e fëmijëve me prindin jo kujdestar (në mungesë të një banese), zhvillohen në çdo rast në zyrat e përmbaruesve.

Në fushëbetejën a konfliktin pa limit që ngërthen dhunshëm në shumë raste ish-bashkëshortët, fëmijët shpesh përdoren për të siguruar bonuse të ndërsjella, në mungesë të një akordi mes tyre.

“…thuaj babit që nëse nuk sjell lekët e shkollës, kursit, ilaçeve, etj,, nuk do të të takojë në fundjavë…”, “thuaj babit të derdhë pensionin ushqimor në llogarinë time menjëherë, ndryshe nuk do të të shohë kurrë më…”, dialogje këto të cilat në shumë raste përcjellin shqetësimin, pasigurinë a trishtimin e nënave kryefamijare, ndërsa e gjitha kjo reflektohet në krejt jetën e fëmijëve, në rezultatet e tyre posaçërisht.

Pas kësaj, fëmijët shkojnë e vijnë me çanta në duar nga njëri prind tek tjetri, të trishtuar a përmalluar çdo herë ndryshe, ndërsa asgjë nuk është më si më parë.

Në rastet e mosrespektimit të detyrimeve përkatëse, lidhur me takimin e fëmijëve a derdhjen e pensionit ushqimor, nisin e vijojnë procedurat përmbarimore a kallëzimet në komisariat, të cilat shërbejnë më së shumti për t’u hakmarrë mes ish-partnerëve.

Mungesa e dialogut, bashkëpunimit a mirëkuptimit mes tyre, ia lë vendin inatit, përçmimit e hakmarrjes, të cilat bëhen të gjitha bashkë pjesë e udhës së tyre.

Përmbaruesit kryejnë paskësaj rutinisht punën e tyre, duke bërë të mundur takimin e prindit me fëmijën në zyrat e tyre të zymta, plot pluhur e dosje, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me një takim të bukur fëmije.

Lexo edhe :  Eksodi i çmendur, “Vlora” dhe 20 mijë shpirtra mbi një det shprese

Ato minuta të vështira në këto kushte, rezultojnë cfilitëse e pa asnjë rezultat, të cilat nxisin ndjenja zemërimi e mungesë dëshire tek fëmijët e prindërit e tyre.

Ende pas 30 viteve nuk është menduar një ambient i veçantë takimi për këto raste, për të krijuar një standard të pranueshëm kësisoj, duke shmangur dëmin e tollovinë e pakuptimtë.

Ky fakt është lënë në harresë bashkë me shumë probleme të tjera në radhë, të cilat kërkojnë e presin zgjidhje të menjëhershme.

Ndërkaq, veshët e shurdhët a muret ngrehur bri tyre, po krijojnë një paketë dëmi të pallogaritshëm kësisoj, e cila prek e rëndon fëmijët posaçërisht.

*Autorja është juriste – avokate

Të fundit

“Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Beratin (VIDEO)

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” është njëri prej destinacioneve më të vizituar ndër sitet kulturore të qytetit të Beratit. Ikonat, ngjyrat,...

“Le nam me këto syze kalamajsh”, Rama: Të paktën janë kuqezi, dhe mua me pëlqen shumë

Komunikimi live në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit nuk mund të kalonte pa humorin dhe përgjigjet e tij epike. “Le nam me...

11 përgjigje për pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi për ‘rrethimin policor’ të News24

Adriatik Doci Gazetari Lutfi Dervishi, me të drejtë, ka ngritur disa pyetje për 'rrethimin policor' të News24 mëngjesin e djeshëm, duke e vënë theksin tek...

Policia fik sinjalin e News24!

Nga Lutfi Dervishi Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë, të verdhë, blu të çelët,...

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit,...

Lajme të tjera

Web TV