Fillimi i vitit, 37 aksidente rrugore, 6 viktima e mbi 19 mijë gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bilanci është i frikshëm. Në 8 ditët e para të vitit 2020 janë regjistruar 37 aksidente ku për pasojë kanë humbur jetën 6 persona. Ndërkohë në të gjithë vendin janë regjistruar 34 të plagosur lehtë edhe 3 të plagosur rëndë. Ky bilanc është më i ulët krahasuar me atë të një viti më parë, ku për të njëjtën periudhë u regjistruan 8 viktima nga 40 aksidente.

Në 20% të rasteve faktor i regjistrimit të aksidenteve është bërë sjellja e këmbësorëve ndërsa 80% ka ardhur nga shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana drejtuesve të automjeteve që konsiston në shpejtësi tej normave të lejuara , përdorim i alkoolit, manovrat e gabuara si dhe shpërqendrimi i shoferëve nga përdorimi i celularit.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar masat me grupe të shumta kontrolli në akset kyçe të vendit në vetëm 8 ditët e para të vitit janë ndërmarrë 19.200 gjoba, prej të cilave janë ndëshkuar 899 raste për tejkalim të normave të shpejtësisë 88 raste të përdorimit të alkoolit teksa janë pezulluar 245 leje drejtimi.

Po sipas njoftimeve të policisë, nuk kanë munguar as arrestimet ku 63 shoferë kanë rënë në prangat e policisë për shkelje të kodit rrugor. .

Pjesë e planit të masave të shtuara nga Policia Rrugore është edhe Radari “TruCam”, një radar shumë më i sofistikuar ku ofrohet rikthimi i videos në çastin e shkeljes.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV