Liga e Kampionëve, Tare zbulon planin e Lacios

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Lacios feston sot përvjetorin e 120 të krijimit të saj dhe një dite kaq të rëndësishme nuk mund t’i mungonte një figurë si ajo e drejtorit sportiv të klubit, shqiptari Igli Tare.

Në një intervistë për mediet Tare ka folur për klubin dhe objektivat e vendosura për këtë sezon ku thotë që shpreson që të dhurohen edhe 120 vite të tjera në të njëjtën mënyrë si kjo periudhë.

“Shpresojmë të dhurojmë edhe 120 vite të tjera, në të njëjtën mënyrë që po kalojmë gjatë kësaj periudhe. Por, në të njëjtën kohë ne kuptojmë që rreziku i humbjes të çdo gjëje të krijuar deri më tani është i pranishëm. Duhet të  jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë me përulësi, siç jemi duke bërë momentalisht”,-thotë Tare.

Ndërsa, ka vijuar komentin për të ardhmen ai ka theksuar se skuadra kryeqytetase është ende në gjysmë të rrugës dhe nuk do të bëjë deklarata të forta duke theksuar se është profesionist.

“Jemi vetëm në gjysmën e rrugës, kemi fituar shumë beteja, por duhet të fitojmë luftën. Kjo është “fotografia” vetëm e një momenti, në të cilën kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por që duhet ta çojmë deri në fund. Ju flisni për këto gjëra, por unë jam profesionist dhe përpiqem të jem me këmbë në tokë, edhe pse ëndrrat janë të bukura”, shprehet shqiptari.

Në lidhje me ndeshjen me Napolin, drejtori sportiv i Lacios ka thënë se kjo fitore do të thoshte triumf ndaj njërës prej skuadrave më të mira të momentit.

“Të fitojmë kundër Napolit do të thoshte para së gjithash të mundimin një kundërshtar të shkëlqyer të këtij kampionati, një nga pretendentët e synimeve tona, por edhe duke i dhënë vazhdimësinë rekordit që kemi vendosur deri më tani”.-vijoi ai.

Lexo edhe :  Formula 1/ Kunati i Verstappen ngre zërat: “Max tek Mercedesi në vitin 2026”

I pyetur për qëllimin kryesor të Lacios, Tare është shprehur se është Liga E kampionëve, ku ka theksuar se do bëhet çdo gjë për ta arrirë atë.

“Qëllimi është Liga e Kampionëve, ne e kemi thënë që nga fillimi i vitit këtë. Sapo të arrijmë këtë qëllim, nëse jemi 4-5 ndeshje nga fundi duke luftuar për diçka tjetër, nuk do të fshihemi, duke u munduar të fitojmë. Por së pari le të mendojmë për Ligën e Kampionëve”,- mbylli intervistën Igli Tare. Rikujtojmë se shqiptari ka ndikuar shumë në skuadrën e Lacios duke e ngritur me lojtarë të rinj e jo shumë të kushtueshëm, pasi Tare di ti dallojë talentet e reja dhe t’u japë atyre hapësirën dhe besimin e mjaftueshëm për t’u zhvilluar më shumë./Fjala.al/

Të fundit

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të...

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Lajme të tjera

Web TV