Miqësorja e yjeve, Sokol Kushta shpërthen ndaj FSHF-së e ish kolegëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër në orën 18:00 do të luhet në stadiumin “Air Albania” miqësorja e legjendave të futbollit shqiptar, italian, grek e atij turk.

Qëllimi i kësaj ndeshjeje është mbledhja e sa më shumë të ardhurave, të cilat do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Në listën e përzgjedhur për përfaqësuar Kombëtaren e yjeve tona mungojnë emra të mëdhenj si Altin Haxhi, Rudi Vata e Sokol Kushta.

Dy të parët shfaqën pakënaqësitë e tyre duke yu shprehur se përzgjehdja nuk ëhstë bërë sipas meritokracisë, por sipas interesave e miqësive të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërsa, Sokol Kushta ka reaguar vetëm ditën e sotme ku nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se në Shqipëri nuk vlerësiohen e respektohen legjendat si dhe ka shtuar se nuk i pëlqejnë përfituesit që duan ta trumbetojnë si arritje të tyre.

“Smë pëlqejnë disa përfitues që duan ta trumbetojnë si arritje të tyre. Futbolli është krijuar si një lojë në grup…mua më shqetëson ndarja dhe etiketimi, justifikimi i disa gabimeve. Të gjithë jemi rritur duke parë legjenda, ata s’lindën në 2004, por në vite, mungesa e respekti është virtyt në Shqipëri.”/Fjala.al/

Postimi i Sokol Kushtës:

Duke degjuar perdite lajme ..shkrime.. mendime jam i detyruar te pozicionohem..Duke ndare pozitiven e ketij evenimenti me negativet..kam fol me shume bashkelojtar dhe shumica ishin dakort me kete organizim qe presidenti Duka ka ber per te ndihmuar te prekurit e termetit..por sme pelqejne disa perfitues qe duan ta trumbetojne si arritje te tyre.futbolli eshte krijuar si nje loje ne grup..mua me shqeteson ndarja..dhe etiketimi..justifikimi i disa gabimeve..te gjithe jemi rritur duke pare legjenda .ata slinden ne 2004..por ne vite.. mungesa e respektit eshte virtyt ne shqiperi.. dhe nuk shqetesohem fare.. as nga fshf ..as nga sindikata..gjoja e pavarur..se besoj se s.bizi.. targaj. musta .muca. J.kaci zmijani. jera. josa.kola. demollari. bellaj. xhumba. rud vata ..F.vata .lala e shume te vjeter .kishin ndonje deshire te madhe per te lozur .thjesht donin respekt.mirenjohje.qe brezi i ri ti njohi ..shumicen e brezit qe erdhi kur ishte kapiten demollari dhe une . u priten nga ne..u ndihmuan dhe u perkrahen nga ekipi kombetar ne kohen me te veshtire..nga keta emra qe sot nuk figurojne as per bileta.. ..shulku dhe shume te tjere qe luanin me shpresat e din vet kur erdhen ne kombetare cfare ngrohtesie gjeten ..r.vata eshte dikushi dhe ka te drejte kur flet per futbollin..per ate gje duhet ta respektojne..te tjerat i zgjidh vet ai …tani dy fjale per sindikaten e varur qe loz te pavarurin.sindikata eshte ne oponence me fshf..me shtetin me presidentat..jo zar i tyre..une skam pare nje mbledhje ..nje organizim.. nje greve 24 oreshe minimo..per qindra lojtar te pa paguar..per ligjin e sporteve qe po vonohet.jo te mbaj krahun e presidenteve dhe te fshf.Dhe me e rendesishme eshte si jane mbuluar shpenzimet e 80 lojtareve qe kane ardhur ..sbesoj se sindikata e pavarur te kete force ekonomike ta mbuloje kete eveniment pa ndihmen e fshf..

Lexo edhe :  Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

Të fundit

Izraelitët e Big Shopping Centers do hyjnë në Shqipëri

Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët...

Trump dha sinjal për ta ‘arrestuar’, përgjigjet Obama

Akuzat e ish-presidentit Donald Trump ndaj Barack Obamës për tradhti dhe kryengritje janë cilësuar si “të çuditshme” dhe “qesharake” nga zëdhënësi i ish-presidentit demokrat....

Efektet e para/ Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent. “Jemi afër arritjes së...

Shëndeti i trurit, do Zoti nuk na ikin mend

Nga Leonard Veizi Truri, - kjo qenie misterioze që rri në majë të shtyllës kurrizore si mbret pa kurorë, por me pushtet absolut mbi çdo...

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”

Një përplasje fizike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV