Mishi me salmonel përplas Urdhrin e Mjekut Veterinar me ministrinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar nuk duhet të jetë pjesë strukturës së ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ti qëndrojë larg klientelizmit, kapjes dhe blerjes. Është nevojë urgjente që Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të drejtohet nga veterinerët te pavarur dhe të jetë një institucion i cili jep garanci të plota për sigurinë ushqimore. Deklarata vjen nga Ervin Resuli Mjek Veteriner, i cili në profilin e tij në Facebook, ka ngritur shqetësimin në lidhje me problematikat që sjell ky vendim.

Statusi i plotë

Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar nuk duhet të jetë pjesë strukturës së ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ti qëndrojë larg klientelizmit, kapjes dhe blerjes. Është nevojë urgjente që Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të drejtohet nga veterinerët te pavarur dhe të jetë një institucion i cili jep garanci të plota për sigurinë ushqimore.

Është ende e freskët në kujtesën e ne veterinerëve se si u refuzua analiza e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në portin e Durrësit, ku një kontenier me 25 ton mish rezultoi me E.Coli dhe Salmonel. Në këtë rast u mohuan analizat dhe u vu në rrezik shëndeti dhe jeta e popullatës. Kudo do të ishin ngritur të gjitha strukturat në këmbë, vetëm tek ne ndodh që të hidhen poshtë edhe rezultatet e analizave.

Dhe ajo çfarë është edhe më alarmante është fakti se vetë urdhri i veterinerit po drejtohet nga njerëz që marrin rrogë në disa institucione dhe madje e konsiderojnë këtë hallkë kryesore të zinxhirit të sigurisë, si një punë me kohë të pjesshme sa për të marrë ditët e punës, apo dhe më keq akoma, të bëjnë ca klientë të rinj për veten e tyre.

Dhe kjo vetëm e vetëm se në zgjedhjet e fundit për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar, është shkelur statuti me të dyja këmbët.

Ngjarjet kanë rrjedhur kështu:

Që në nisje të kandidaturave për anëtar të Këshillit Kombëtar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, urdhëroi që kryeveterinerët e qarqeve dhe drejtoria veterinare e bashkive të ishin me çdo kusht në këshill. Por pikërisht ky urdhër është në shkelje të plotë më statutin UPMVSH.

Sipas statutit, konkretisht neni 18 pika “g” thuhet : Të mos kenë funksione drejtuese në administratën shtetërore dhe të mos bëjnë pjesë në forume drejtuese partiake të çdo niveli qofshin, nga të cilat detyrimisht duhet të jenë dorëhequr në momentin e kandidimit;

Krejt e kundërta ndodh nëse shohim listën e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar. Pjesa dërmuese e tyre janë shefa sektori ose kryeveteriner qarku, drejtor në bashki, apo dhe farmacist human pa asnjë lloj lidhje me UPMVSH. Në listë nuk mungojnë as njerëz që janë pjesë e forumeve drejtuese të partive politike.

Për të gjithë ata që nuk e dinë dhe nuk e konsiderojnë atë, Urdhri është Ent Publik, profesional, i pavarur, që përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve dhe rregullon veprimtaritë dhe marrëdhëniet midis tyre në funksion të publikut;

Si autoritet i vetërregullimit profesional, i pavarur, është i depolitizuar dhe i pa parti, i hapur dhe i barabartë për të gjithë anëtarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre sociale, racore, etnike, fetare apo bindjet politike;

Misioni i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, si dhe mbrojtja e shëndetit publik, në kuadër të zbatimit të ligjit të shërbimit veterinar;

Dhe urdhrat që vijnë nga vetë Ministria e Bujqësisë, tregojnë jo vetëm mungesë respekti për entet e të cilat garantojnë sigurinë ushqimore por edhe bashkëpunëtore në krim. (meqë kodi penal kërcënimin e sigurisë ushqimore e njeh si krim)

Vlen të theksohet se Ministria e Bujqësisë ka 2 vjet që Shërbimin Veterinar Shtetëror dhe Privat i ka lënë në agoni të plotë. Madje një shërbim që është pararojë e shëndetit të njeriut!

Shërbimi Veterinar është pa kryeveteriner dhe siç duket nga lista e këshillit veterinar, si përfaqësues i ministrisë është një Farmacist Human dhe një person që nuk është kryeveterineri Republikës së Shqipërisë në organikën e ministrisë.

Kjo tregon qartë që vetë ministri të kontrollojë Urdhrin e Veterinerit, i duhet kreu i tij. Dhe të luash me shëndetin e popullatës është një rrezik që e ka marrë përsipër vetë ministria që duhet të japë garancitë për shëndetin.

Duhet kuptuar qartësisht se shërbimi veterinar është garant i shëndetit të popullatës dhe jo ortak me biznese afër ministrisë për të lejuar produkte ushqimore jashtë standardit e me keq akoma, me ngarkesa.

I bëj thirrje urgjente minsitrisë së bujqësisë dhe drejtpërsëdrejti ministrit Bledi Çuçi, që të tërheqë punonjësit e tij nga urdhri dhe ta lejë këtë ent në misionin fisnik të tij. Së paku të ruajmë shëndetin e njerëzve dhe kjo vjen duke ofruar për ta ushqim të sigurt.

Ervin Resuli Mjek Veteriner

 

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV