Negociatat për në BE/ Ministri i Holandës: Do t’ju ndihmojmë, por …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Holanda mbështet anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian, por duhen më shumë rezultate në sundimin e ligjit,” deklaroi sot ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok në një intervistë për median kroate “Jutarnji”.

Ministri Blok theksoi se nga Shqipëria kërkohet angazhim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Dy qeveritë kanë njoftuar se synojnë të vazhdojnë me këto reforma”, vuri në dukje Blok, ndërsa shpreh gatishmërinë e Holandës për t’i ndihmuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të vërtetë për t’u anëtarësuar në BE dhe mbështetja e Hollandës për këtë qëllim përfundimtar është i palëkundur. Ne mirëpresim progresin e bërë nga të dy vendet.

Maqedonia Veriore ka bërë shumë përparim në drejtim të reformave të sundimit të ligjit. Dhe marrëveshja e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut shërben si një shembull për rajonin. Ne gjithashtu kemi mirëpritur hapat pozitivë të ndërmarrë nga Shqipëria. Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor.

Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në këtë çështje para Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020.

Si më parë, ne do të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në përpjekjet e tyre për të ecur drejt një të ardhmeje në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për reforma të mëtejshme të sundimit të ligjit. Të dy qeveritë kanë njoftuar se synojnë të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të dy vendet në proceset e tyre të vazhdueshme të reformës”, thotë Blok ndër të tjera.

Lexo edhe :  Chris LaCivita apo Berisha, kush është “ylli” i fushatës së PD-së?

E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE, do të vendoset Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Kroaci në maj të 2020-ës. /Fjala.al

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV