Pensionet/ Hado; S’ka më dokumente, ja si të aplikoni në ISSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado bën të ditur se shërbimet online që ofrohen në e-albania janë për t;i siguruar qytetarëve shërbimet në kohë veç të tjerave. Ai shtoi se sidomos për pensionistët kjo është një gjë shumë e mirë pasi ‘zerohen’ dokumentet dhe ata nuk do i duhet më të presin në radhë. Po ashtu ai tha se të gjithë ata që kanë probleme me përdorimin e platformës digjitale mund t’i drejtohen zyrave të ISSH. Ai rendit dhe disa nga problematikat që ka pasur ky Institut dhe si ato tashmë nuk janë më problem i qytetarëve, por një shtesë pune e administratës publike.

“Nëse pensionistin X ne nuk e gjejmë të punësuar diku ndërkohë që ai ka një librezë do të thotë se ai ka qenë diku. Ky problem është për ata para viteve para 90’ pasi pas viteve 94’ kanë qenë me anë të pagës dhe nuk kemi probleme. Kur ne të bëjmë verifikim në arkiva ka mungesa të listpagesave. Ne i kemi njoftuar për këtë dhe i kemi thënë që kopjet e tyre t’i çojnë pikërisht tek Tatimet dhe më pas të dalin ose jo debitorë.

ISSH më pas i fut në arkiv. Jo të gjithë janë përgjigjur se disa kompani nuk ekzistojnë më. Nuk mund të them që na është shtuar puna më shumë por qytetarëve i është reduktuar puna se i nevojitet vetëm karta ID dhe libreza e punës. Koha që ne harxhojmë nuk është barazi me atë të qytetarëve. Ne kemi me autostradë komunikimin, do të thotë që bashkëpunojmë me institucionet dhe nuk është problem.

Është dhe pak çështje mentaliteti  i punonjësve të administratës publike, nëse ndryshon do të ketë ndikim dhe tek qytetarët. Kemi pasur problem me regjistrin kombëtar për kalimin tek pagesat online. Por më pas kjo u tejkalua dhe punonjësit e administratës u mësuan.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Pensionit

Duhet vetëm një aplikim online, edhe më parë e bënin familjarët kur ka vdekur ose kur fillon punë dhe ndërpret pensionin por tani ka vetëm një kërkesë. S’ka më dokumente sill këtë apo sill atë. Kjo është bërë edhe falë formalizimeve tashmë.

Leja e lindjes

Ne të gjithë kërkonim vetëm raportin e lindjes. Çdo grua i çonte raportin mjekësor tek punëdhënësi i vet dhe ai bënte më pas bënte një listë të listëpagesave por kjo tashmë është reduktuar fare. Nuk ka më këto procedura. Pra ikën koha e atyre dokumenteve.  E kemi përshtatur në online në mënyrë të tillë që si të aplikojë ndërmarrja si qytetari shkarkojmë dokumentin ne. Ne nëse na vjen elektronikisht me postë elektronike numri i gruas atëherë bëhet e gjitha

Apeli për Pensionistët

Mos e shohin si gjë të vështirë, me pak asistencë nga fëmijët apo nipërit por dyert e ISSH janë totalisht të hapura dhe do të asistojmë. Qëllimi ynë është qytetarët të marrin përfitimin në kohë. I Gjithë proces bëhet që qytetarët dhe pensionistët mos rrinë më në radhë. Nuk janë marrë të gjitha shpërblimet për pensionet e vitit të ri por mund ta marrin duke filluar nga janari prandaj që nuk janë marrë të gjitha por lekët janë të gjitha të kredituara. Po përpunojmë dhe të gjitha kërkesat suplementare të naftëtarëve dhe minatorëve. Deri tani kanë ardhur rreth 20 mijë kërkesa tek ISSH. Rreth 4 mijë pensione suplementare.”- tha Astrit Hado.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV