“Rrinë në telefon e duan vetëm famë”, Lewandowski kritika gjeneratës së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Bayern Munchin, Robert Lewandowski ka folur në lidhje me mendimin që ka ai për gjeneratën e re.

Në një intervistë me “Sport Bild”, sulmuesi i kampionëve gjermanë është shprehur se lojtarëve të kësaj gjenerate u shtrohet direkt tapeti i kuq.

“Lojtarëve të kësaj gjenerate u shtrohet menjëherë tapeti i kuq, edhe pse në një moshë kaq të re, ata kushtojnë shumë para. Ata duhet të rriten akoma pasi nuk garantojnë sukses”, -tha polaku.

Sipas Lewandowski-t lojtarët e rinj e kanë suksesin më shumë nga mediet dhe nga menaxherët e tyre, sesa nga puna.

“Tani flitet vetëm për lojtarë të rinj, të cilët fryhen shumë nga mediet dhe menaxherët e tyre. Për të pasur sukses duhet të kesh një shkartisje të mirë midis të rinjve dhe të vjetërve”. –vijoi golashënuesi më i mirë i Budesligës.

Sulmuesi foli edhe për trajnerin Hansi Flik, detyra e të cilit sipas polakut është jo vetëm të drejtojë skuadrën nga ana taktike dhe teknike, por edhe t’i menaxhojë situatat e problemet në grup.

Lewandowski theksoi faktin se lojtarët e rinj më shumë merren me telefonin sesa merren me stërvitje.

“Të rinjtë e sotëm kanë një edukim ndryshe nga se ç’e kemi pasur ne. Ata vijnë nga akademia, por nuk njohin bazat. Idetë dhe interesat e tyre janë të ndryshme. Një trajner duhet të jetë fleksibël dhe të punojë me gjeneratat. Një teknik i mirë mund ta bëjë këtë gjë. Fakti që lojtarët e rinj e kanë të vështirë ta pranojnë stolin është një tjetër fakt që tregon ndryshimin midis këtij brezi dhe atij të vjetër dhe për Levën kjo nuk ka asnjë dyshim.

Shikoni, tani të gjithë përdorin celularin, duke bërë që komunikimi të jetë vetëm me anë të teknologjisë. Kjo ndikon shumë në marrëdhëniet në dhomat e zhveshjes, pasi lojtarët flasin më ballë përballë. Cila gjeneratë është me e mirë? Nuk mund të them me saktësi, thjesht bota ndryshon shumë shpejt”.-tha Robert Lwandowski./Fjala.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV