Shqipëria merr kryesimin e OSBE, vizita e parë e Ramës do të jetë në Kiev

Shqipëria ka marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Kryeministri Rama theksoi se ky është një çasti jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

45 vite më parë kur u themelua OSBE, Shqipëria ishte e vetme, një Kore e Veriut, e nxitur nga urrejtja për botën e lirë. Shqipëria ishte i vetmi shtet europian që jo vetëm refuzoi të bëhej pjesë, por të denonconte krijimin e saj. Asokohe isha një pionier me shall të kuq në qafë, ndërkohë që sot jam kryetar i kësaj organizate”, tha Rama.

Kryeministri Rama falënderoi gjithashtu paraardhësin e tij Miroslav Lajcak dhe tha se ai do të shërbejë si referencë.

Gjatë fjalimit të tij Rama bëri të ditur pikat kryesore në të cilat do të fokusohet misioni i OSBE-së gjatë presidencës shqiptare.

Zgjidhjen e konflikteve në Ukrainë dhe Transdniestri, promovimi i rolit të grave si dhe nxitja e dialogut gjithëpërfshirës ishin pikat kryesore të theksuara nga Rama.

Ndërkohë vizita e parë e Ramës do të jetë në Kiev të Ukrainës.

Ambasadori ukrainas Tsymbaliuk ka dhënë detaje për vizitën e Ramës në Ukrainë.

Vizita e Ramës në Kiev do të jetë në datat 20 deri 21 janar. Ne si shtet ukrainas promovojmë marrëdhëniet e mira me përfaqësuesin e Shqipërisë”, ka deklaruar ambasadori ukrainas në Tiranë Tsymbaliuk.