Suedi, një gur kundër krizës klimatike  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gur që ka pesë anë të lexueshme është bërë kohëve të fundit objekt i shumë studimeve. Në të gjendet një tekst runik që pretendohet se përshkruan konfliktin e përjetshëm mes dy të kundërtave.

Blloku i famshëm prej graniti, në zemër të Suedisë jugore, paraqet më shumë se 700 runa përsosmërisht të lexueshme nga të pesta anët e tij.

Guri i Rök, mbi të cilin vikingët kanë gdhendur tekstin më të gjatë të njohur runik, është ngritur në shekullin IX, për të shmangur një krizë të re klimatike, pas zisë së bukës dhe fenomeneve meteorologjike katastrofike, përcaktuan shkencëtarët.

Monumenti ia detyron famën e tij botërore referimit të perandorit ostrogot, Theodoric-u i Madh, që gjuhëtarët dhe arkeologët besojnë se e kanë deshifruar në tekstin enigmatik, ende sot objekt i spekulimeve të ndryshme, madje edhe kontradiktore.

Falë hulumtimeve ndërmetodike, që ndërthurin semiotikën, filologjinë, arkeologjinë dhe historinë e feve, studiuesit besojnë se kanë nxjerrë në pah pasojat e një ndryshimi klimatik, që ka ulur temperaturat, ka shkatërruar të korrat, duke shkaktuar uri dhe zhdukje në masë.

Teksti runik, nëpërmjet betejave heroike, përshkruan konfliktin mes dritës dhe errësirës, të nxehtit dhe të ftohtit, jetës dhe vdekjes. /Fjala.al/

Të fundit

E PAPRITUR/ Kush u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”?

Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” Një e papritur ka...

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë dje në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë po kthehet në...

Pse Papa i hapi pas shumë vitesh dyert e shenjta të Bazilikës së Shën Pjetrit

Në një ceremoni simbolike në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hapi derën e shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila ishte e mbyllur...

Ja se cila është kënga më e dëgjuar për këtë vit në aplikacionin TikTok

Kënga “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville, nga viti 1984, ka arritur suksesin më të madh në TikTok gjatë këtij viti, ndërsa përdorimi i...

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, gruaja shtrohet në spitalin psikiatrik

Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjecarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e...

Lajme të tjera

Web TV