Telefonata e qytetarit alarmon policinë, kapet hajduti në flagrancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka parandaluar vjedhjen e banesës së një emigranti, duke arrestuar shtetasin L. Sh., të dënuar më parë për vjedhje. Ka qenë telefonata e një qytetari, që ka vënë në lëvizje policinë, e cila ka parandaluar në kohë grabitjen.

Policia e Korçës ka bërë me dije se ka qenë telefonata e qytetarit dhe reagimi në kohë i policisë, parandalon vjedhjen e banesës të një emigranti. Kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Në numrin 129 të policisë, një qytetar ka njoftuar se në lagjen nr. 4 Korçë, në banesën e shtetasit P. N., (emigrant) një shtetas kishte hyrë për të vjedhur. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambientet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. SH., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /Fjala.al/

Të fundit

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin...

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të madhe ndonjëherë, Starship, duke shënuar...

Lajme të tjera

Web TV