Konferenca e përbashkët e mbajtur ditën e sotme mes Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministrit turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, ku u fol për rindërtimin e ‘qytezës’ së premtuar nga Presidenti Erdogan.
Ministri turk, Murat Kurum tha se qyteza që do të ndërtojë Turqia në Laç nuk do të jetë thjesht banesa por do të jetë një pol i ri i zhvillimit ekonomik, urbanistik dhe që përfshinë edhe Bashkinë e Thumanës.
Murat tha se kanë rënë dakord që procesi i rindërtimit të 500 banesave të përfundojë në korrik.
Arben Ahmetaj:
“Sot pata kënaqësinë të kisha ministrin Turk Murat Kurum dhe delegacionin që e shoqëron. Falenderoj Turqinë dhe Erdogan për solidaritetin në momentet e vështira pas tërmetit të 26 nëntorit.
Përveç ndihmës së parë materiale që dhe sot kanë vazhduar të mbështesin qytetarët që kanë nevojë për një ndihmë emergjente, qeveria e Turqisë do të ndërtojë 500 shtëpi në Laç siç jemi dakortësuar.
Patëm rastin të diskutojmë mbi projektin e ndërtimit të shtëpive, duhet të theksoj se shkon përtej ndërtimit të banesave. Merr formën e një poli të ri urban ekonomik. Është një model i ri zhvillimi në termat urbanistik dhe zhvillimit ekonomik.”/Fjala.al