Bilanci tragjik i fillimvitit 2020, katër vrasje në 10 ditë

Janë regjistruar katër vrasje të rënda në vend, vetëm në dhjetë ditët e para të 2020-ës. Dy prej tyre, atentate ende pa autorë, ndërsa dy vrasjet tjera, krim brenda në familje, me autorë nw pranga.

Vrasja e parë u regjistrua në fshatin Gjerbës të Mallakastrës në datën 5 janar, ku një 16 vjeçar, Luis Saliaj, vrau nusen e xhaxhait të tij, Drita Saliaj.

Po në datën 5, regjistrohet një tjetër vrasje, këtë herë në qytetin e Bajram Currit. Atentati mafioz la të vdekur, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, i cili sapo doli nga një restorant në afërsi të karburantit të tij, u ekzekutua nga autorë ende të paidentifikuar.

Dy ditë më pas, në datën 7 janar, në qendër të qytetit të Rrëshenit, ekzekutohet me snajper, Kastriot Reçi, një ish pronar televizioni.

Ndërsa data 9 janar, regjistroi vrasjen makabre në Paskuqan, ku Erdet Capoku, pasi kishte përndjekur dhe kërcënuar për disa muaj me radhë kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, e vret atë mbrëmjen e së enjtes.