Kreditë e buta, dokumentet që duhet të dorëzoni në bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda muajit janar Bashkia e Tiranës do të hapë procedurat për programin e kredive të buta. Do të përfitojnë në total 1 mijë familje. Përparësi në dhënien e kredive të buta me interes 3% për familjet e pastreha janë edhe kategoritë në nevojë, si familjet që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, gratë e dhunuara, apo të divorcura që kanë në ngarkim fëmijë etj. Për çdo kategori, në tabelën bashkëngjitur shkrimit ju mund të gjeni dokumentacionin që duhet të dorëzoni për të përfituar nga ky program strehimi.

Përfitues potencial në programin “Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet e reja që:

  1. Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.
  2. Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.
  3. Nuk kanë në pronësi një banesë.
  4. Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.
  5. Nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë.

Sipas këtij projektvendimi, duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.

Së pari ndryshon mosha e përfituesve pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç.

Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.

Lexo edhe :  Vera takon dimrin, temperaturat lëvizin deri në 10°C brenda ditës

Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

Të gjithë aplikantët që të përfitojnë nga kjo mundësi që u ofrohet nga Bashkia e Tiranës duhet të kalojnë dy faza aplikimi:

Faza e parë e aplikimit:

  1. a) Çdo aplikant që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet, që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat ligjit “Për programet sociale të strehimit” kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për të përfituar nga programi “Subvencionimi i interesave të kredisë”.
  2. b) Aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Strehimit TIP, pranë Njësisë Administrative përkatëse, të cilit do t’i bashkëlidhin edhe dokumentacionin si më poshtë:

Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit;

Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit;

Certifikatën familjare;

  1. c) Pas plotësimit të formularit dhe dokumentacionit, Njësitë Administrative përkatëse i përcjellin ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, e cila realizon procesin e seleksionimit të formularëve të vlefshëm sipas këtyre kritereve:
  2. Individët të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç.
  3. Familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë;
  4. Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;
  5. Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

 

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV