Pranga 3 personave në Kurbin, kundërshtuan policinë gjatë kontrollit

Tre persona kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Kurbinit, për këtë arsye dhe iu vunë prangat.

Policia arrestoi tre personat gjatë  një kontrolli të ushtruar në një lokal në Milot. Arrestimi i tyre u bë  pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera  që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë.

Në pranga u vunë shtetasit E. L(V)., 25 vjeç,  P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat  penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit  të Policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. /Fjala.al