Tërmeti/ BE do rindërtojë Shqipërinë, premton edhe ëndrrën evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Kroacisë, u shpreh se solidarizohet me situatën që po përjeton Shqipëria pas tërmetit dhe se do të bëjë të pamundurën për hyrjen e saj në negociata.

“Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhura për të arritur këtë. Na duhet të prezantojmë një metodologji të re brenda Samitit të Zagrebit.

Do ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur. Kroacia është vendi i fundit dhe e ka eksperiencën e freskët. Metodologjia e re do të jetë komplekse dhe do ta prezantojmë së shpejti. Do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë që dera për ta të jetë e hapur dhe që të çelim negociatat. Duhet të plotësojnë kriteret të dyja vendet. Jam e sigurt se do të kemi sukses lidhur me këtë.”- tha ajo.

Ajo tha se konferenca për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet më 17 shkurt.

“Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt, që vjen pas tërmetit të tmerrshëm. Do përpiqemi të ndërtojmë Shqipërinë pas tërmetit, është një mesazh i qartë nga ana jonë sa i përket kësaj çështje.” u shpreh Ursula von der Leyen. /Fjala.al

Të fundit

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen,...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Lajme të tjera

Web TV