Manchester United-Norwich, dalin formacionet zyrtare

Sot në orën 16:00 në Old Traford do të luhet ndeshja midis Manchester United dhe Norwich që është e vlefshme për javën e 22-të të Premier Ligë.

“Djajtë e Kuq” të Anglisë do të tentojnë të rikthejnë sërish fitoren pas humbjes me “Topçinjtë” e Arsenal javën e kaluar.

Ndërsa, Norwich nga ana tjetër rendit e fundit në këtë kategori të futbollit anglez me vetëm 14 pikë.

Mund të themi se United e ka fitoren në xhep, por duhet theksuar se surprizat për skuadrat e madh vijnë gjithmonë ekipet më të vogla të kampionatit.

Formacionet zyrtare të ndeshjeve:

Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams, Fred, Matic, Andreas, Mata, Rashford, Martial.

Norwich: Krul, Aarons, Hanley, Zimmermann, Byram, Tettey, Vrancic, Buendia, Mclean, Cantëell, Idah./Fjala.al/