Të dhënat tronditëse / BB: 5 mijë persona infektohen çdo ditë me HIV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo ditë marrin sëmundjen vdekjeprurëse HIV rreth 5 mijë persona. Numri i personave të prekur me këtë sëmundje arriti në 37. 9 milionë persona në fund të vitit 2018. Shifrat janë bërë të ditura sot nga Banka Botërore, e cila thekson se numri i personave të infektuar rishtas me këtë virus është në trend rënës.

“Numri i personave të infektuar rishtas me HIV ka rënë 40% çdo vit që nga viti 1998. Afro 3 milion njerëz ishin infektuar rishtazi në vitin 1998. Në 2018, infeksionet e reja qëndronin në 1.7 milion njerëz në të gjithë botën, që korrespondon me rreth 5,000 në ditë. Afërsisht 61% e këtyre infeksioneve të reja ishin në Afrikë”-thuhet në njoftimin që ka shpërndarë Banka Botërore në faqen e saj zyrtare në Facebook..

“Numri i njerëzve që jetojnë me HIV në të gjithë botën është rritur në mënyrë të qëndrueshme nga 7.9 milion në 1990, në 37.9 milion sot. Sidoqoftë, falë rritjes së mbulimit të trajtimit të HIV, vdekjet kanë rënë nga 1.7 milion në 2005, në 770,000 në 2018. Rreth 23 milion njerëz (61% e njerëzve që jetojnë me HIV) kanë hyrë në trajtimin e HIV në 2018”-thuhet në raportin e shoqëruar edhe me një grafik që pasqyron të dhënat që nga viti 1990 deri në vitin 2018.

Të fundit

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë!

Bota i jep sot lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në Romë, më 21 Prill,...

Dhunimi i djalit të ish-deputetit në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë dhunuan Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, është proceduar në gjendje...

Drogë me çanta drejt Greqisë nga malet e Korçës, Policia Kufitare kap 20 pako me hashash

Një sasi e konsiderueshme me hashash është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të...

Befason Eleni Foureira: Bashkëshortin e fal nëse tradhton!

Eleni Foureira foli hapur për vështirësitë me të cilat përballej me ankthet e saj si nënë dhe pikëpamjet e saj për marrëdhëniet. Këngëtarja shqiptare,...

Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion...

Lajme të tjera

Web TV