Akademia e Shkencave, një urim Kongolit për ditëlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një urim për akademikun dhe shkrimtarin e shquar Fatos Kongoli në ditën e Tij të lindjes! Gëzuar!” Me këtë urim i është drejtuar Akademia e Shkencave e Shqipërisë, shkrimtarit të njohur shqiptar fatos Kongolit, urim të cilin e ka postuar në Facebook

Fatos Kongoli tanimë është 76 vjeç. Ai u lind më 12 janar 1944 në Elbasan.  PërveԷse shkrimtar ai është dhe matematikan.

Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash.

Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).

Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani.

Ne vitin 2016 është shpallur “Shkrimtari më i mirë i vitit”, nga Fondacioni Kulturor “Harpa” ne Fier.

Të fundit

Modric debuton me humbje, Chelsea fiton pastër miqësoren

Chelsea ka mposhtur 4-1 Milanin në miqësoren e luajtur në “Stmaford Bridge”. Chelsea e nisi takimin me këtë formacion...

Bilanci nga Ministria e Mbrojtjes: Kemi evidentuar 21 vatra zjarri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin kohët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në gjithë...

Kreshnik Spahiu: “Pronari” i djeshëm më kërkoi 20 mijë lekë borxh

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita...

Japoni, dy boksierë humbin jetën

Dy boksierë kanë ndërruar jetë në Japoni në dy ndeshje të ndryshme. Shigetoshi Kotari, 28-vjeç, humbi ndjenjat pas një ndeshje me 12 raunde kundër...

Berati, qytet me shpirt

"Ka qytete që kanë shpirt: janë pikërisht ata që kanë një të kaluar. Nga kjo pikëpamje, qytetet u ngjasojnë njerëzve." - "Qytete dhe fantazma",...

Lajme të tjera

Web TV