Disa këshilla si të mbroheni nga gripi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë stinës së dimrit në qarkullim kemi dhe shumë viroza të cilat janë kryesisht të rrugëve të sipërme respiratore . Sëmundja më e rëndësishme për këtë sezon ështeë gripi i cili e ka fillimin në fund të nëntorit, pikun në janar- shkurt.

Është një nga sëmundjet që ka vdekshmëri të lartë në çdo vend të botës dhe ku të rrezikuar janë të gjithë sidomos të rinjtë.
Gripi stinor është një infeksion akut viral respirator i shkaktuar nga viruset e gripit.

Simptomat gastrointestinale, të tilla si diarre ose nauze dhe të vjella, janë mjaft të rralla te të rriturit, por mund të gjenden më shpesh te fëmijët që vuajnë nga gripi. Për shkak se gripi shkaktohet nga një virus, antibiotikët që janë efektivë kundër baktereve, nuk janë të dobishëm kur keni grip.

Vaksinimi mund të zvogëlojë shanset që fëmija juaj të zhvillojë komplikime si pneumoni. Kujdes duhet të tregojnë gjithashtu gratë shtatzëna, ata mbi moshën 50 vjeç, ata me një gjendje kronike mjekësore dhe ata që kujdesen për dikë që është në rrezik për komplikime të gripit. Këto grupe të veçanta janë në rrezik të lartë të komplikimeve serioze të gripit, si shtrimi në spital, pneumonia, madje edhe humbja e jetës.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijën tuaj është që e gjithë familja të vaksinohet kundër gripit.

Si duhet të ushqeheni

Nuk ka asnjë dyshim që një gjumë i mirë dhe një dietë e shëndetshme janë dy gurthemelet e një sistemi imunitar që mund të mbrojnë të vegjlit tuaj kundër sëmundjeve. Por ka edhe ushqime dhe pije të caktuara që po ashtu mund t’ju vijnë në ndihmë.

Kosi

Probiotikët në kos janë baktere të dobishme që mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Ndaj, është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të ftohtë fëmijëve të mos u mungojë kosi.

Patate e ëmbël

Patatet e ëmbla janë të mbushura me vitaminë A, një lëndë ushqyese kryesore e sistemit imunitar, që ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të indeve në zorrë dhe traktin respirator. Karotat, mangot dhe kajsitë e thata janë gjithashtu të mbushura me vitaminë A.

Mish viçi

Mishi është natyrisht i lartë me proteina, që forcojnë sistemin imunitar. Mishi i viçit është një ndër burimet më të pasura ushqimore të zinkut, një mineral i përdorur nga trupi për rigjallërimin e qelizave, të cilat luajnë një rol kryesor në imunitetin. Burime të tjera të mira të zinkut janë djathi, qiqra dhe fasulet.

Pijet e ngrohta

Njerëzit me simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilët pinë një pije të nxehtë, është parë që lehtësojnë kollën, dhimbjen e fytit, të dridhurat dhe lodhjen.
Për të vegjlit, shoqërojeni çajin me pak mjaltë dhe do të shikoni që fëmija juaj do të ndihet më mirë. Këshilla Lani duart shpesh. Shumica e viruseve janë të ajrit dhe hyjnë në trup përmes duarve.

Ne prekim vazhdimisht hundën, sytë ose gojën. Mbajini duart larg fytyrës dhe lani shpesh ato për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes.
Njihni zonat e nxehta. Kujdes nga sipërfaqet e zakonshme që preken nga shumë njerëz, të tilla si tavolina, tastierë kompjuteri, telefona, shporta etj. Të gjitha këto vende mund të përmbajnë nivele të larta të baktereve dhe duhet të pastrohen shpesh gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit. Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni larg atyre tashmë të sëmurë.

Lexo edhe :  Filloni ditën tuaj me mëngjes të shëndetshëm dhe reduktoni rrezikun e diabetit

Parandalimi

Së pari sigurohuni që fëmija juaj të marrë vaksinat e gripit këtë sezon. Ndërsa vaksina nuk mund të mbrojë plotësisht fëmijët nga gripi (është rreth 62% efektive, sipas numrave të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), mund të zbusë simptomat dhe bën po ashtu që gripi të zgjasë më pak. Së dyti, distancohuni.

Mikrobet e gripit mund të përhapen deri në 6 metra nëpërmjet kollës dhe teshtitjes, kështu që mësoni fëmijët të mbulojnë gojën dhe hundën kur teshtijnë apo kolliten. Sigurohuni që të pastroni duart e tyre më pas. Gjithashtu, mbajini fëmijët në shtëpi nëse janë të sëmurë. Me rëndësi, gjithashtu, është të mbani të pastra duart dhe objektet/sipërfaqet e përbashkëta.

Kjo është koha më e rëndësishme e vitit për larjen e duarve. Mësojini fëmijët të luajnë duart e tyre herë pas here. Viruset e gripit mund të jetojnë deri në 8 orë në sipërfaqe, kështu që përpiquni të largoni mikrobet nga lodrat, dorezat, sportelet, tavolinat, telefonat, telekomandat TV, etj.

Nga ana tjetër, praktikat e zakonshme të mira shëndetësore, të cilat duhet ende të zbatohen gjatë sezonit të ftohtë dhe gripit janë: ushqimi i mirë, ushtrimi i moderuar dhe pushimi i duhur, të cilat ndihmojnë në optimizimin e sistemit imunitar. Ofrojini fëmijës suaj një dietë të ekuilibruar mirë, përfshirë frutat, perimet, qumështin dhe ujin.

Sigurohuni që fëmija juaj të flejë shumë (të paktën 10 orë për fëmijët në moshë shkollore dhe 12 orë për fëmijët e vegjël). Inkurajoni të paktën një orë aktivitet fizik në shumicën e ditëve të javës. Së fundmi për fëmijët me grip, është mirë që të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Shumica e fëmijëve të shëndetshëm mbi 2 vjeç bëhen më të mirë brenda pak ditësh pa ndonjë ilaç antiviral. Vetëm sigurohuni që të keni kujdes për përkeqësimin e etheve ose kollës, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një ndërlikimi siç është pneumonia.

Këshilla nga Instituti i Shëndetit Publik
Kur jeni të sëmurë:
• Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
• Konsumoni ushqime të ngrohta
• Pini sa më shumë lëngje
• Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
• Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndiheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Disa këshilla si të mbrohemi nga i ftohti. Si të veproni
për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të
afërmit tuaj nga gripi

• Lani duart rregullisht
• Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme
• Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
• Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz
• Ruani një temperaturë të qëndrueshme brenda banesave tuaja.
• Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini

Të fundit

Shtëpia e Bardhë ndalon grantet dhe huatë federale

Presidenti i SHBA Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistenca të tjera federale, sipas një memorandumi të qeverisë...

Euro fiton terren në kursin e këmbimit, arrin nivelin një vlerë të lartë

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Parandalon kancerin/ Ja disa nga përfitimet që sjell konsumimi i çajit jeshil

Çaji jeshil është shumë i domosdoshëm për shëndetin e njeriut. Ai mund të na ndihmojë duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i...

Rezerva valutore, nivele rekord/ BSH: Arriti në 6.1 miliardë euro në nëntor

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord në fund të vitit 2024. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë rezulton se në...

Donald Trump jep urdhër, Google Maps ndryshon emrin e Gjirit të Meksikës

Google ka konfirmuar se do ta riemërojë Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës në Google Maps në SHBA, pas një urdhri ekzekutiv nga...

Lajme të tjera

Web TV