Gjermani/ I riu që u helmua nga kolegu i punës vdes pas 3 vitesh në koma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndodh edhe kështu. Në punë, teksa ha me kolegun vaktin e drekës, ai të hedh një lloj helmi vdekjeprurës. Është një histori që ka ngjarë kosh më parë. Dhe ka ndodhur në Gjermani. Mediet gjermane tregojnë se një 26-vjeçar, i cili u helmua nga kolegu i tij i punës duke i hedhur acetat plumbi në sanduiç, vdiq pas tre vjetësh në gjendje kome.

Pas vdekjes, gjykata vendosi, me kërkesën e prokurorëve, që trupi t`i nënshtrohej autopsisë në rast të hapjes së një procesi gjyqësor të ri, tha zëdhënësi i gjykatës Bielefeld, Guiskard Eisenberg, për media gjermane.

Autori i helmimit, 57-vjeçari Klaus O., u arrestua në flagrancë, dy vite më parë, ndërsa përpiqej të përsëriste operacionin në dëm të kolegëve të tjerë në fabrikën e bojërave në Schloss Holte-Stukenbrock.

Vitin e kaluar ai u dënua me burg të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Menjëherë pasi hëngri sanduiçin, 26-vjeçari kishte filluar të përjetonte dhimbje stomaku. Gjendja e tij ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa të kërkonte transport urgjent për në spital, ku ai mbeti në gjendje kome deri në ditën e vdekjes.

Me gjithë kujdesin e personelit shëndetësor, i riu në kushte jashtëzakonisht të rënda, humbi jetën pas një agonie të gjatë. Autori i vrasjes së tij, 57-vjeçari i njohur me emrin Klaus O., tashmë është pas hekurave. Pas asaj që ndodhi në vitin 2016, hetuesit kishin filluar menjëherë hetimet, duke arritur  te fajtori falë pamjeve të kamerave të sigurisë.

Në video, hetuesit kishin parë qartë burrin duke marrë drekën e kolegut të tij për të hedhur më pas helmin vdekjeprurës brenda. Gjatë hetimit, oficerët e policisë zgjeruan hetimet edhe për vdekje të tjera të dyshimta dhe të parakohshme që kishin ndodhur në mesin e punëtorëve të së njëjtës kompani.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Vdekjet, që të gjitha, dyshohet se ishin shkaktuar nga helmimi i metalit. Sipas medieve gjermane, të paktën 21 punëtorë të tjerë vdiqën nga shkaqet e veshkave, sulmet në zemër ose tumoret që mund të ishin shkaktuar nga substancat e administruara nga Klaus O.

Acetati i plumbit është një substancë shumë toksike dhe pothuajse pa shije që dëmton rëndë organet. /Fjala.al/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV