Itali/ Milani shet Piatek për të arritur te një zikaltër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani mund të shesë sulmuesin Krzysztof Piatek këtë muaj, në mënyrë që të sigurojë fonde për një transferim të anësorit të Interit, Matteo Politano.

Kuqezinjtë pritet të jenë të ngarkuar në këtë merkato të janarit, pas një gjysme të parë të vështirë të sezonit. Zlatan Ibrahimovic tashmë ka nënshkruar, plus blerjet e Simon Kjaer dhe Asmir Begovic do të konfirmohen së shpejti.

Një lojtar që përballet me një të ardhme të pasigurt në klub, është Piatek. Sulmuesi polak u la në pankinë për fitoren 0-2 të së shtunës ndaj Cagliarit, me Zlatan Ibrahimovic dhe Rafael Leao që shënuan.

Sipas Sky Italia, ​​Milani do të lejojë Piatek të largohet këtë muaj për ofertën e duhur, për sa kohë që Ibra vazhdon të garantojë vazhdimësi. Nëse ai do të largohej, atëherë Paolo Maldini dhe Zvonomir Boban do të përqendroheshin në nënshkrimin e Matteo Politano, një sulmues i i cili mund të luajë në të dy krahëte sulmit dhe që kërkon largimin nga Interi.

Të fundit

21-vjeçarja lindi foshnjën, e futi në qese të zezë dhe e fshehu në dollap

Një studente e Universitetit të Kentucky-t po përballet me disa akuza pasi policia gjeti një foshnjë të vdekur në...

Luksemburg, aksidenti u merr jetën 3 djemve kosovarë

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në autostradën N15 të Luksemburgut ku 5 persona humbën jetën, 3 prej të cilëve...

Berisha sulmon drejtësinë, por KLGJ nuk reagon kurrë. Pse?

Këshilli i Lartë i Gjyqësor edhe një herë ka heshtur ndaj sulmeve të ripërsëritura të Sali Berishës ndaj drejtësisë, edhe pse ish-Kryeministri i pandehur...

Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qark, Aleksander Shulla, si dhe djalin e tij, Pandeli...

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e...

Lajme të tjera

Web TV