“Mënyrat e fotografimit”, artisti italian hap sezonin tek “Marubi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozita “Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit” e artistit Armin Linke, kuruar nga Matteo Balduzzi hapi sezonin artistik në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore i Milano-Cinisello Balsamo-s dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” prezantuan ekspozitën e Armin Linke-s, një ndër artistët italianë më interesantë e të afirmuar në skenën ndërkombëtare.

Kjo ekspozitë është pjesë e projektit Immagini e testi – Notazioni visive, i promovuar nga Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore së bashku me Armin Linke, falë mbështetjes së Italian Council (Edicioni V, 2019), program i Drejtorisë se Përgjithshme për Kreativitet Bashkëkohor të Ministrisë së Trashëgimisë, Aktiviteteve kulturore dhe Turizmit të Italisë për promovimin e artit bashkëkohor italian në botë.

E pranishme në hapjen e ekspozitës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu kënaqësinë që ky sezon i ri artistik nis pikërisht në Shkodër, në Muzeun Marubi, të cilin e cilësoi një prej muzeve tanë më të rinj dhe me më shumë vizitorë. Margariti theksoi se sezoni nis me prezantimin e veprës së një tjetër artisti që vjen nga Italia, i cili ndërthur imazhin me fjalën.

“Në këtë mënyrë ky muze ndërthur të shkuarën e të tashmen dhe një hapësirë diskutimi mbi fotografinë dhe artin në përgjithësi.

Uroj dhe shpresoj që vepra e Armin Linke të mund të gjenerojë të tjerë rrathë komunikimi dhe diskutimesh”, tha Margariti.

Të fundit

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Lajme të tjera

Web TV