Sa mund të përballojë njeriu pa gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu rri zgjuar mesatarisht për afro 16 orë e 10 minuta përpara se të bjerë sërish në gjumë. Ata që rrinë zgjuar shumë më tepër dhe si pasojë marrin më pak gjumë, konsiderohen persona me mungesë gjumi në kuptimin mjekësor – dhe kjo ka pasoja.

Të rrish 24 orë pa gjumë zvogëlon aftësinë e trurit për të marrë informacione me 40%, dhe simptomat që shfaqen pas 48 orësh i ngjajnë atyre të një sasie alkooli në gjak, prej 0.15%. Mungesa e gjumit mund të jetë edhe fatale, pas 10 deri 14 ditësh.

Mungesa e gjumit pranohet nga ushtarët e skuadrave elitë si gjë normale. Me stërvitjen e duhur, mund të mësojnë trupat e tyre që të qëndrojnë më gjatë zgjuar. Por edhe në këtë rast është vetëm një ndryshim i shtirur e i sipërfaqshëm i limitit të trupit.

Edhe ushtarët e skuadrave speciale pësojnë lodhje të dukshme, me gjithë pasojat në performancën e tyre. Studime të ndryshme kanë treguar se trupi nuk mund të “akumulojë” pushim gjumi.

Gjumi është një proces regjenerues- ai nuk ndihmon trupin të përgatitet për ushtrime të së ardhmes, por e ndihmon të marrë veten nga lodhje të së shkuarës. /Fjala.al/

Të fundit

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

Lajme të tjera

Web TV