Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së fundmi ekspertët. Gratë bëjnë gjumë të dobët, kanë probleme me pagjumësinë, ndërsa burrat përjetojnë më shumë apnenë e gjumit, kjo sipas një studimi të botuar në revistën, “Sleep Medicine Reviews”.

Cilësia e gjumit që dallon nga gjinia është një element që është marrë në studim ndër vite, duke përfshirë ritmet cirkadiane. Burrat kanë tendencë të prodhojnë melatoninë më vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye ata zgjedhin të rrinë më vonë zgjuar se gratë.

Studimet tregojnë se gratë kanë 1.5 herë më shumë shanse të përjetojnë pagjumësi, për të cilën studiuesit mendojnë se ka lidhje me mundësinë më të lartë të prekjes nga ankthi dhe depresioni te gratë.

“Ka shumë lidhje mes çrregullimeve psikiatrike dhe pagjumësinë,” shpjegon Eric Sklar, drejtor i Programit të Çrregullimeve të Gjumit në Virxhinian Veriore. Gratë, nisur edhe nga angazhimet që kanë në familje, fëmijët, puna apo edhe aktivitete të tjera, kjo bën që të jenë më të “ngujuara” kur vjen puna te mbyllja e ditës dhe rënia në gjumë.

Megjithatë, gratë dalin përpara burrave në disa aspekte të tjera. Ato shpenzojnë më shumë kohë në shtrat duke fjetur, një matje kjo e quajtur efikasiteti i gjumit.

Çrregullimi i gjumit është më i zakonshëm te burrat

Pavarësisht se gratë kanë “flamurin e fitores” në disa aspekte kur vjen puna te problemet e gjumit, burrat janë ata që luftojnë me apnenë. Ky çrregullim i gjumit është tre herë më i zakonshëm te burrat se sa te gratë. Kjo lidhet me madhësinë e qafës thonë studiuesit.

Lexo edhe :  Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

“Burrat priren të kenë qafë më të madhe dhe madhësia e qafës është gjithashtu një faktor rreziku për çrregullimet dhe apnenë e gjumit,” përfundon mjeku Sklar./E.Ç

Të fundit

Rikthehet pas 6 vitesh sfilata e modës së “Victoria’s Secret”

Sfilata vjetore e modës së Victoria’s Secret nuk është mbajtur që nga viti 2018 dhe do të rikthehet zyrtarisht...

Kryeministri i Sllovakisë mbetet në rrezik për jetën

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe i rrezikuar nga komplikacionet, por për momentin është në gjendje të stabilizuar. Të rejat e...

Ish-drejtuesi i ‘OpenAI’ lëshon deklaratën tronditëse: Kompania nuk ka përparësi…

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, tha të premten se siguria...

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Media Al Jazeera shkruan...

Këta janë 5 finalistët e “Big Brother VIP 3”

Romeo Veshaj, Jul Deda, Heidi Baci, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë pesë finalistët e “Big Brother VIP 3”. Këtë vit do jenë 5 finalistë...

Lajme të tjera

Web TV