Fondi 20.6 mijë euro, kush mund të aplikojë deri më 4 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është hapur thirrja e fundit për grante, në kuadër të skemës së granteve të projektit ‘ Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese” për këtë vit.  Ky projekt i financuar nga organizata italiane Project Ahead dhe Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, u ofron mundësi të gjithë OJF për të aplikuar për fondin deri në 20.6 mijë euro. Sipas njoftimit të autoritetit kontraktues, nëpërmjet kësaj thirrjeje do të financohen deri në 3 projekte, kohëzgjatja e zbatimit të granteve është minimumi 9 muaj dhe maksimumi 12 muaj, buxheti total i projekt propozimeve për çdo grant të kërkuar nëpërmjet kësaj thirrje duhet të jetë minimumi 3000 euro dhe maksimumi 7000 euro.

Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, synon të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale që nxit zhvillimin gjithëpërfshirës në vend. Objektivi Specifik i kësaj Thirrje për Projekt Propozime është: Mbështetja e ngritjes dhe zhvillimit të ideve të reja të sipërmarrjes sociale ose fuqizimi i ideve ekzistuese, të cilat kontribuojnë në përfshirjen sociale, përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimit ekonomik të komunitetit lokal.

APLIKANTËT

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale, mobilizimin e punës dhe ekspertizën e burimeve lokale, kohezionin social, lidhjen e njerëzve me komunitetin, integrimin dhe punësimin, veçanërisht të njerëzve me aftësi të kufizuar.

 

Të fundit

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke...

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Lajme të tjera

Web TV