Kapriçot politike lënë pa qeveri Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova vijon të jetë pa qeveri. Negociatat midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës kanë dështuar të japin rezultat pas tre takimeve radhazi.

Albin Kurti në mbledhjen e parë me Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2020, dha detaje për takimet me Mustafën, ku shpjegoi se ka vullnet për të arritur marrëveshjen, por s’ka garanci.

Ai është shprehur se Vetëvendosja i ka bërë dy propozime të reja LDK-së. Tani mbetet kjo e fundit që t’i kthejë përgjigje pasi të takohet me organet e partisë.

Jam i gatshëm të takohemi përditë, edhe të mbyllemi në ndonjë vend derisa të merremi vesh, por këtë mund ta them për veten, jo për palën tjetër”, tha Kurti duke thumbuar kështu edhe Mustafën.

Arlind Manxhuka, zëdhënës për media i VV-së ka thënë se nuk e di se kur do të mbahet takimi i radhës.

“Jo nuk kam informacione kur do të takohen Kurti e Mustafa”, ka deklaruar Manxhuka.

As nga LDK nuk janë në dijeni se kur mund të mbahet takimi i radhës.

“Nuk kam informata se kur do të takohen”, ka deklaruar shkurt Haxhi Avdyli i cili ka fituar sërish postin e deputetit nga LDK.

Përveç çështjes së presidentit, pengesë për arritjen e marrëveshjes mes VV-së e LDK-së është bërë edhe ajo e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

LDK kërkon postin e kryetarit të Kuvendit duke i bërë apel Vetëvendosjes që të shkarkojë Konjufcën pasi sipas tyre ky post i takon LDK-së siç kishin rënë dakord në fillim.

Por, Vetëvendosja nuk ka ndërmend ta shkarkojë kryeparlamentarin. Kjo ka bërë që kapriçot politike të lënë pa qeveri Kosovën, e cila do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

Të fundit

‘Berisha nuk ka asnjë shans të heqë non gratën’/ Beqiri: Po hetohet….

Avokati Idajet Beqiri deklaroi në një emision televiziv se Sali Berisha nuk ka asnjë shans që t’i hiqet “non...

Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

Kursi i këmbimit është përfshirë nga luhatje të forta ditët e fundit, të shkaktuara nga situata e përgjithshme gjeopolitike dhe lufta tregtare e Shteteve...

Mark Samson e përdori për të kamufluar krimin, rrëfehet djali që Ilaria njohu në Tinder

Hetimet rreth vrasjes së Ilaria Sulës vazhdojnë, teksa ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë i burgosur, me prokurorinë që...

Skandali, prifti katolik arrestohet për abuzim seksual me të mitur

Hijet e skandalit të abuzimit me të mitur nga priftërinjtë janë rikthyer në Itali. Në Breshia, një prift 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht...

Shenjat e horoskopit që ndjejnë erën e tradhtisë nga një milje larg

Ata e ndjejnë në ajër se diçka nuk është në rregull. Ky është një talent i lindur. Ata kanë lindur me këtë element, pasi...

Lajme të tjera

Web TV