Kosova pa kryeministër, Thaçi drejt Kushtetueses për ‘afatin kohor’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të drejtohet në Gjykatë Kushtetuese për të sqaruar paqartësitë kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit të institucioneve të reja, si dhe të hapësirës kohore që ka partia e parë e dalë nga zgjedhjet për të propozuar kryeministrin e ri. Të paktën, kështu kanë deklaruar nga presidenca në një përgjigje për Televizionin T7.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti përmes një letre të gjatë që i ka përcjellë sot presidentit Thaçit, ka kërkuar që të mos bëjë presion për krijim të qeverisë së re, duke i kujtuar përgjegjësitë ligjore që ka si i pari i shtetit.

Kurti i ka kujtuar Thaçit, rivalit të tij politik ndër vite, se nuk ka në Kushtetutë të Kosovës afate kohore që flasin se kur mund të përcillet propozimi për mandatarin, pas seancës konstituive të Kuvendit.

Rrjedhimisht, ai nuk ka njoftuar se kur do të bëjë propozimin, duke bërë që ende do të mos futen në afatin prej 15 ditësh kur duhet të thirret seanca.

Për të sqaruar këtë, presidenca me gjasë do të drejtohet për interpretim në Gjykatë Kushtetuese. Kështu kanë deklaruar në një përgjigje me shkrim dhënë për Televizionin T7 nga ky institucion.

Nga zyra e presidentit deklarojnë se është përgjegjësi kushtetuese e presidentit funksionalizimi i institucioneve, e ai është i detyruar që të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të përmbushur detyrimin e tij.

Ata nuk kanë përjashtuar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për të sqaruar këto paqartësi, në mënyrë që sa më shpejtë të bëhet funksionalizimi i institucioneve të reja.

Të fundit

Ngrica dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte duke sjellë mot të...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel. Në një postim në...

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të...

Sherri PS-PD për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, ç’pritet sot në Kuvend

Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit,...

SPAK si një radiografi e demokracisë në PD

Nga Mero Baze Edhe individët e PS të penalizuar nga SPAK nuk janë të kënaqur prej tij, por ata bëjnë betejë ligjore dhe po i...

Lajme të tjera

Web TV