Miliarderi japonez bën ftesën e rrallë: Dua një grua për në Hënë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gra, kushdo që ka dëshirë të udhëtojë drejt Hënës me një prej njerëzve më të pasur të globit, tani është momenti. Është miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, që është duke kërkuar një grua për të udhëtuar me të rreth Hënës në misionin e ‘Elon Musk’-ut.

Të dhënat janë bërë publike nga “The Guardian” ku mësohet se miliarderi japonez, i cili i shiti aksionet e tij tek ‘Yahoo’ kërkon jo vetëm një grua ta shoqërojë për në Hënë po të jetë edhe partnerja e tij në jetë. Ai ka nisur ta ketë frikë vetminë ndërsa ka kryer edhe divorcin me gruan me të cilën jetoj pak vite.

Kështu themeluesi i kompanisë “Zozo”, i ftoi gratë e interesuara për ta shoqëruar atë gjatë misionit të udhëtimit në Hënë në vitin 2023 që të aplikojnë në internet për këtë mision. Biznesmeni 44-vjeçar, i cili së fundi u nda nga aktorja dhe modelja Ayame Goriki, tha se ai është duke e kërkuar përsëri dashurinë.

“Jam duke e rifilluar jetën. Tash i kam bërë 44 vjet. Në kohën kur kanë filluar të më kaplojnë ndjenjat e vetmisë dhe boshllëkut, është një gjë për të cilën po mendoj, të vazhdoj të dua një grua. Dua të gjej një partnere të jetës”, shkroi miliarderi në faqen e tij në internet.

Gratë që dëshirojnë të bëhen pjesë e misionit për udhëtim drejt Hënës duhet të jenë mbi moshën 20-vjeçare, të kenë personalitet pozitiv dhe interesim për të udhëtuar në hapësirë, thuhet në shkrimin e tij.

Afati i fundit për të aplikuar në këtë projekt është data 17 janar, ndërsa vendimi për fituesen pritet të publikohet në fund të marsit! /Fjala.al/

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV