Rrëfehet babai i “Zogut”: Nuk ishte lakuriq, ja sa para ka në bankë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i Hermes Nikaj, ndryshe i njohur si “Zogu i Tiranës”, është komentuar shumë nga media dhe jo vetëm, pasi ai u akuzua për “Shfrytëzim të prostitucionit” dhe “Prostitucion”.

Babai i tij Mariglen Nikaj në një intervistë për ekranin e “Top Channel” ka folur për herë të parë për arrestimin e Hermesit.

“Djali im jo vetëm nuk është marrë me këto gjëra që thuhen në media, jo tutor a ku di unë, se po të ishte tutor ai do kishte lekë të madh, por atij 200 mijë lekë të vjetra iu gjetën në bankë”, tha i ati.

Mariglen Nikaj tregon se gjatë takimeve me Hermesin në burg, ai i ka rrëfyer se gjatë arrestimin nuk ka qenë lakuriq madje kanë qenë duke pirë pije energjike në tavolinë. I ati i tij shprehet se lajmet për Hermesin pas arrestimit të tij kanë qenë monstruoze.

Gjithashtu ai shprehet se djali i tij nuk ka pasur kurrë ndonjë pasuri të madhe, sipas tij, Policia i ka gjetur vetëm 200-mijë lekë të vjetra në banke.

“Djali mua më ka thënë, këto herë që unë kam qenë në burg ta takoj, se jo vetëm nuk ka qenë lakuriq, por kemi qenë në tavolinë me nga një pije energjike dhe janë gënjeshtra këto që thuhen.

Të nesërmen që është arrestuar e kam takuar dhe më ka thënë këto fjalë që po ju them. Para se të arrestohej erdhi në shtëpi, ndenji 2-3 orë deri pasdite dhe iku. Është një monstruozitet i madh. Unë si mashkull, nuk mund t’i marr me zor këtë vajzën apo djalin t’i çoj lart. Nuk flitet as për marrje lekësh e as për dhënie lekësh. E kam takuar atë djalin që ka qenë me ta në hotel”, tha i ati. /Fjala.al

Të fundit

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

Lajme të tjera

Web TV